"S’ka shtet, por hajdutë"/ Banorët e Rrjollit sërish në protestë, grushte dhe përplasje me policinë: Këtu duhet ardhur me pushkë

VELIPOJË- Banorët e Rrjollit kanë dalë sërish sot në protestë, ku janë përplasur ashpër me policinë. Një prej banoreve akuzoi se punonjës të kompanisë që kërkon të ndërtojë resortin vishin me uniforma shteti, duke kërkuar ndërhyrjen e ministres së Brendshme.
“Këta punëtorë që nuk janë punëtorë të shtetit dhe vijnë me uniforma shteti se paguhen nga Gener 2 e kanë personale me ne. Këtu duhet të përgjigjet ministrja e Brendshme, që lejon këta të Gener 2 të vijnë me uniforma shteti”, tha banorja.
Ndërsa një tjetër banor deklaroi se janë dhunuar nga uniformat blu dhe shtyrë. Ndërkohë një i moshuar tha me tone të ashpra se në qeveri janë të gjithë hajdutë, teksa shtoi se po tërheqin gratë zvarrë.
“Policia po na dhunon. Këtu nuk ka as shtet, të gjithë janë hajdutë. Vinë më kapin gruan ma përdhunojnë, ma kapin prej zhelesh. Këta duhet t’u dalësh me pushkë”, tha ai.
Lexo edhe
SOCIALE
Për herë të parë në 6 vjet, turizmi e ka nisur në rënie vitin

Prishja e rrugëve në Librazhd/ Eksperti: Mungesa e studimeve dhe gërmimi në lumë, përshpejtuan shembjen e rrugës

“Po vdesim për bukë”, apeli i nënës me tre fëmijë: Më ndihmoni të gjej punë

Berisha publikon denoncimin: Kompania mori zhavorr në lumë dhe shembi rrugën Dragoshtunë-Përrenjas

Shteti nuk është askund! Banorët e Spatharit vendosin vetë sinjalistika në rrugën alternative

Urgjente/ Bledoni ka nevojë për operacione jashtë vendit, thirrja e familjarëve

Degradon një tjetër rrugë e Ballukut, u inaugurua vitet e fundit (VIDEO)

Rihapet për këmbësorët segmenti i dëmtuar Librazhd-Përrenjas, pezullimi i qarkullimit për automjetet ende në fuqi





