Editorial Emisione Investigime Aktualitet Sociale Politikë Kosova Bota Showbiz Lifestyle Sport
TË FUNDIT
Sánchez para zgjedhjeve: Spanja nuk qeveriset nga Uashingtoni apo Tel Avivi, por nga spanjollët Paditë që synojnë të heshtin median, studimi evidenton problematikat në gjykatat shqiptare Rritje ekonomike pa prodhim, ndërtimi dhe tregtia mbajnë ekonominë shqiptare Horoskopi/ Nga Puna tek Dashuria, java mbyllet plot aventura për këto shenja "Salillari", kompania me arkëtimet më të larta nga Thesari i Shtetit në 15 vitet e fundit Rënie temperaturash dhe reshje shiu,ja si parashikohet moti këtë të diel VIDEO-Skandali/ Policia shoqëron gazetarin holandez që denoncoi 'Albania Files'. Aktivistes që i filmoi i h... Eisenkoti merr mandatin, Netanyahu kërkon qeveri të unitetit kombëtar/ Prapaskenat e negociatave në Izrael ... Afera 21 milionë euro/ Si po i shet “Ayen” në treg kilovatët që i takojnë shtetit Berisha: Përshëndes ata mijëra studentë dhe qytetarë që sot groposën në koshat e plehrave të Tiranës, dekre... Bashkia e Durrësit “shpik” një metodë të re për ngarkimin e mbeturinave nga kazanët Sherr tek Doganat/ Kush po tenton ta fshijë gjobën 5.1 mln euro të Salillarit
SOCIALE

SKANDAL/ Kompania “ZEPA” hodhi në treg 9948 litra “qumësht toksik”, AKU gjobit subjektin!

P
Piranjat21 November 2025, 14:39 · 2 min lexim
SKANDAL/ Kompania “ZEPA” hodhi në treg 9948 litra

Kompania “ZEPA” ka hedhur në treg qumësht lope dhe dhie me aflatoksinë mbi normën e lejuar.

Konsumimi i qumështit me aflatoksinë ka pasoja të rënda në shëndetin e njeriut. Sipas OBSH-së aflatoksinë është kancerogjene e grupit 1, rrit rrezikun për probleme në mëlçi dhe veshka, njëkohësisht mund të dëmtojë rritjen dhe zhvillimin tek fëmijët.

Nga burimet mediatike është konfirmuar skandali dhe AKU ka pranuar zyrtarisht se ndotja është gjetur në:

– Qumësht lope UHT 0.5% yndyrë, me skadencë 04.02.2026

– Qumësht dhie UHT 3.2% yndyrë, me skadencë 02.02.2026

Sasia e prodhuar e qumështit me aflatoksinë  dhe e hedhur në treg nga “ZEPA”  është7741 litra  qumësht lope dhe 2207 litra qumësht dhie.

Në total qytetarëve i është shitur  7550 litra qumësht me aflatoksinë dhe AKU ka arritur të largojë nga tregu dhe të bllokojë vetëm 2498 litra, një përqindje e ulët për një rrezik kaq të madh.

Sasia me e madhe e qumështit që i ka rrezikuar jetën konsumatorit, është tregtuar në qytetet më të mëdha të vendit.

Sipas AKU produkti është tregtuar në Tiranë, Durrës, Lezhë, Fier, Berat, Elbasan, Korçë, Gjirokastër, Vlorë dhe Shkodër.

AKU e ka gjobitur subjektin “ZEPA” në vlerën 300.000 lekë  dhe i ka lënë detyrë të asgjësojë 2498 litra qumësht që është tërhequr nga supermarketet dhe më pas është bllokuar./OraNews

SHPËRNDAJE

Lexo edhe

SOCIALE

Me rëndësi

Ndiqni Piranjat kudo.

Investigime, denoncime dhe satirë — zëri që nuk hesht.