Editorial Emisione Investigime Aktualitet Sociale Politikë Kosova Bota Showbiz Lifestyle Sport
TË FUNDIT
Sánchez para zgjedhjeve: Spanja nuk qeveriset nga Uashingtoni apo Tel Avivi, por nga spanjollët Paditë që synojnë të heshtin median, studimi evidenton problematikat në gjykatat shqiptare Rritje ekonomike pa prodhim, ndërtimi dhe tregtia mbajnë ekonominë shqiptare Horoskopi/ Nga Puna tek Dashuria, java mbyllet plot aventura për këto shenja "Salillari", kompania me arkëtimet më të larta nga Thesari i Shtetit në 15 vitet e fundit Rënie temperaturash dhe reshje shiu,ja si parashikohet moti këtë të diel VIDEO-Skandali/ Policia shoqëron gazetarin holandez që denoncoi 'Albania Files'. Aktivistes që i filmoi i h... Eisenkoti merr mandatin, Netanyahu kërkon qeveri të unitetit kombëtar/ Prapaskenat e negociatave në Izrael ... Afera 21 milionë euro/ Si po i shet “Ayen” në treg kilovatët që i takojnë shtetit Berisha: Përshëndes ata mijëra studentë dhe qytetarë që sot groposën në koshat e plehrave të Tiranës, dekre... Bashkia e Durrësit “shpik” një metodë të re për ngarkimin e mbeturinave nga kazanët Sherr tek Doganat/ Kush po tenton ta fshijë gjobën 5.1 mln euro të Salillarit
SOCIALE

Skandal/ Mbi 11 mijë pensione të paguara pas vdekjes!

P
Piranjat27 November 2025, 10:05 · 3 min lexim
Skandal/ Mbi 11 mijë pensione të paguara pas vdekjes!

Raporti i Kontrollit të Lartë të Shtetit mbi Institutin e Sigurimeve Shoqërore ka bërë publike rezultatet e një auditimi të gjerë, i cili ka nxjerrë në pah një sërë shkeljesh të rëndësishme në procesin e pagesave për përfituesit.

Sipas dokumentit, nga kontrolli i kryer nga Sektori i Kontrollit të Pagesave, janë identifikuar raste të ndryshme parregullsish, që variojnë nga dublimet e pagesave, pagesa të kryera pas vdekjes së përfituesve, te shumat më të mëdha nga sa duhej apo pagesa të dhëna jashtë afateve të përcaktuara.

Vetëm gjatë vitit 2024, në të gjitha rajonet e vendit janë evidentuar 821 raste të tilla, të cilat i kanë shkaktuar buxhetit një dëm financiar prej 36,919,340 lekësh.

Deri në fund të vitit, më 31 dhjetor 2024, janë rikuperuar 29,059,735 lekë, përmes 4,479,368 lekë nga komisionet e postës, 19,119,020 lekë të arkëtuara në bankë dhe 5,461,347 lekë të rikuperuara përmes urdhërxhirimeve nga posta.

Megjithatë, mbeten ende 7,859,605 lekë për t’u arkëtuar, të cilat kërkojnë ndjekje të mëtejshme administrative dhe ligjore, thekson raporti.

Mbi 11 mijë pagesa pas vdekjes së përfituesve

Një tjetër gjetje shqetësuese lidhet me pagesat e kryera pas ndarjes nga jeta të përfituesve. Vetëm gjatë periudhës janar–dhjetor 2024, janë regjistruar 11,030 raste, duke shkaktuar një dëm prej 114,885,368 lekësh, ku përfshihen të gjitha rastet e tërheqjes pas datës së vdekjes, gjithashtu edhe rastet kur përfituesi i pensionit e ka tërhequr vetë pensionin, por ka ndërruar jetë në po atë muaj.

Pavarësisht masave të marra, deri në fund të vitit janë rikuperuar 100,158,608 lekë, ndërsa 647 raste, me një vlerë prej 14,726,760 lekësh, mbeten ende të paarkëtuara dhe kërkojnë ndjekje të vazhdueshme.

Rekomandimet e auditimit

Auditorët i kërkojnë ISSH-së të përshpejtojë ndjeshëm procedurat administrative dhe ligjore për rikuperimin e shumës së mbetur prej 36,604,305 lekësh, duke vijuar bashkëpunimin me postën dhe bankat e nivelit të dytë.

Raporti thekson gjithashtu nevojën për forcimin e mekanizmave të kontrollit paraprak, për të shmangur përsëritjen e këtyre problematikave në të ardhmen.

Forcimi i kontrollit dhe transparencës, sipas auditorëve, do të ndihmojë në uljen e humbjeve financiare, rritjen e eficiencës në menaxhimin e fondeve publike, si dhe rikthimin e plotë të shpenzimeve të padrejta në buxhetin e shtetit.

SHPËRNDAJE

Lexo edhe

SOCIALE

Me rëndësi

Ndiqni Piranjat kudo.

Investigime, denoncime dhe satirë — zëri që nuk hesht.