Skandal/ Ujërat e zeza derdhen në det, rrezik për shëndetin!

Zona turistike e Golemit po përballet prej vitesh me një problem serioz mjedisor, ku ujërat e zeza dyshohet se derdhen drejtpërdrejt në det, pa asnjë trajtim apo filtër mbrojtës.
Situata vijon të mbetet shqetësuese, duke cenuar rëndë shëndetin publik dhe imazhin e një prej destinacioneve më të frekuentuara të bregdetit shqiptar.
Pamjet e siguruara së fundmi tregojnë qartë praninë e ujërave të ndotura në vijën bregdetare, ku pushuesit detyrohen të kalojnë mes tyre.
Në rërën pranë detit dallohet një tub shkarkimi, i cili derdh ujëra të zeza direkt në Adriatik, vetëm pak metra larg zonave ku lahen turistët.
Golemi dhe Durrësi janë përmendur edhe më herët për problematikën e ndotjes së ujërave detare, duke ngritur vazhdimisht shqetësime për rrezikun që i kanoset shëndetit të pushuesve, si dhe dëmtimin e imazhit të turizmit shqiptar në sytë e vizitorëve të huaj.
Sipas legjislacionit në fuqi, derdhja e ujërave të zeza në det është e ndaluar rreptësisht.
Subjektet që kryejnë këtë shkelje përballen me gjoba të konsiderueshme, ndërsa në rast përsëritjeje, parashikohet edhe mbyllja e aktivitetit.
Aktualisht, pika e shkarkimit ndodhet pranë një hoteli, çka shton dyshimet për shkelje të rënda mjedisore
Lexo edhe
SOCIALE
Fluks virozash në spitale, mjekët: Mos përdorni atibiotikë

Rritet çmimi i zhdoganimit të makinave të përdorura, ja si do të ndahen tarifat e reja

Lëndët e para kritike minerare, Shqipëria po harton strategji të dedikuar

Preferohet luksi/ Nga rajoni në shtëpinë e babagjyshit në Finlandë, ku do të “arratisen” shqiptarët këtë fundvit?

Besimtarët e krishterë festojnë sot Krishtlindjen, qytetarët luten për më shumë shëndet e mirësi





