Skandal në Spitalin e Korçës/ Mbi 500 punonjës nuk kanë marrë rrogën, vonesat përsëriten çdo muaj

Një denoncim ka mbërritur në redaksinë e Piranjave për një situatë shqetësuese në Spitalin e Korçës, ku mësohet se mbi 500 punonjës nuk kanë marrë ende pagën e muajit shkurt.
Sipas denoncimit, paga duhej të ishte kaluar deri më datë 5 të muajit mars, por deri tani nuk ka asnjë shpjegim zyrtar për vonesën. Mjeku shprehet se kjo situatë po përsëritet prej disa muajsh dhe ka krijuar pakënaqësi dhe pasiguri te stafi.
“Paga e dhjetorit u vonua dhe u mor në fund të janarit, gjë që ndodhi në gjithë Shqipërinë. Më pas u vonua edhe paga e janarit, e cila u mor më 11 shkurt. Tani po përsëritet e njëjta histori me pagën e shkurtit që duhet të merrej në mars,” thuhet në denoncim.
Punonjësit, sipas mjekut, janë të shqetësuar pasi askush nuk jep shpjegime për këto vonesa, ndërsa shumë prej tyre kanë detyrime mujore si qira, kredi, ujë dhe energji elektrike.
“Tek ne rroga po kthehet në një traditë të heshtur që të kalojë në mes të muajit. Deri atëherë çfarë duhet të bëjmë? Përgjegjësitë dhe puna nuk mungojnë, por edhe ne kemi detyrime për të paguar,” shprehet ai.
Sipas tij, shumë punonjës kanë frikë të flasin publikisht për këtë situatë, ndërsa kërkojnë një reagim dhe sqarim nga institucionet përkatëse për vonesat e përsëritura të pagave./Piranjat News
Denoncimi i qytetarit
Mbi 500 punonjes te Spitalit të Korçës nuk kanë marrë rrogen,
Do ju lutesha shum ta shikonit pak kete çeshtje, kemi shaetesim real shum punonjes kane frik te flasin.
Ndoshta nje reagim nga ana juaj do ndihmonte te sqarohej rregullohej situata.
situata eshte e tille, nuk kemi informacion nese ka vonese ne rroge tek spitalet e tjera , por ne kete spital ne korce deri dt 5 rroga duhej marre
ka patur vonesa paga e dhjetorit qe merrej ne fund te janarit ,por ishte dicka qe ndodhte ne gjithe shaiperine
aj mo po e gelltisim
u vonua paga e janarit ne shkurt, e kemi marre dt 11 tashme e njejta histori paga e shkurtit qe merret ne mars
problemi endron perse jane keto vonesa pa asnje shpjegim
askush nuk jep sqarim dhe singerisht jemi te frustruar
tek neve vjen rroga sipas terezise , pergjegjesite nuk mungojne, po çmimet,
girate ,uje, drita, kredi me vonese ore, askush nuk i sheh. Te ne qenka tradite e heshtur tani, rroga kalon ne mes te muajit, deri atere cdo bejme ne ?!
Lexo edhe
SOCIALE
Premtimi i pambajtur për shkollën ‘Edith Durham’ në Tiranë

Ura mbi lumin Shkumbin në Çengelaj rrezikon degradimin, banorët kërkojnë ndërhyrje

Braçe interpelancë me ministren e Arsimit: Nxënësit bëjnë mësim me turne, penalizohen edhe prindërit

Nga makineritë, te lëndët djegëse dhe minerale/ Si ndikon Lindja e Mesme në ekonominë shqiptare?

Rritet çmimi i bukës në Korçë, pa asnjë sqarim për qytetarët





