Editorial Emisione Investigime Aktualitet Sociale Politikë Kosova Bota Showbiz Lifestyle Sport
TË FUNDIT
VIDEO-Skandali/ Policia shoqëron gazetarin holandez që denoncoi 'Albania Files'. Aktivistes që i filmoi i h... Eisenkoti merr mandatin, Netanyahu kërkon qeveri të unitetit kombëtar/ Prapaskenat e negociatave në Izrael ... Afera 21 milionë euro/ Si po i shet “Ayen” në treg kilovatët që i takojnë shtetit Berisha: Përshëndes ata mijëra studentë dhe qytetarë që sot groposën në koshat e plehrave të Tiranës, dekre... Bashkia e Durrësit “shpik” një metodë të re për ngarkimin e mbeturinave nga kazanët Sherr tek Doganat/ Kush po tenton ta fshijë gjobën 5.1 mln euro të Salillarit Shpërndahen protestuesit nga bulevardi, pas ujit me presion nisin shoqërimet nga policia Rinia dhe qytetarët në këmbë kundër Ramës/ “Blindohet” Bulevardi, furgona policie qëndrojnë gati kundër pro... DOKUMENTI/ SPAK regjistron kallëzim penal për “Albanian Files” të Ramës, nis hetimi për resortet luksoze... Tensione para Kryeministrisë/ Protestuesit shkulin gurët e trotuarit dhe i hedhin drejt policisë Gjakftohtë/ Jetoi prej vitesh në Greqi si ‘fantazmë’, si u zbulua shqiptari i akuzuar për katër vrasje ... Zhdukja e përkthyeses kineze me pasaportë shqiptare/ Nga kasaforta me 100 mijë euro te hetimet në Shqipëri,...
SOCIALE

SKANDAL/ Të dënuarit punuan tre vite në burgje, por nuk iu paguan sigurime shoqërore

P
Piranjat 7 March 2026, 16:25 · 4 min lexim
SKANDAL/ Të dënuarit punuan tre vite në burgje, por nuk iu paguan

Punësimi i të burgosurve në Shqipëri vijon të mos shoqërohet me pagesën e kontributeve të sigurimeve shoqërore, duke bërë që periudha e punës së tyre gjatë vuajtjes së dënimit të mos njihet si periudhë sigurimi për pension apo përfitime të tjera sociale. Kjo është një nga problematikat e evidentuara në auditimin e performancës të Kontrolli i Lartë i Shtetit mbi trajtimin, rehabilitimin dhe riintegrimin e personave të dënuar për periudhën 2022–2024.

Sipas raportit, gjatë kësaj periudhe rreth 891 të dënuar kanë punuar në institucionet e ekzekutimit të vendimeve penale, kryesisht në shërbime të brendshme të burgjeve. Megjithatë, puna e tyre nuk shoqërohet me një skemë të plotë sigurimesh shoqërore, çka do të thotë se periudha e punës në burg nuk u njihet për qëllime pensioni apo mbrojtjeje sociale.

Të dhënat e auditimit tregojnë se punësimi i të burgosurve ka pësuar luhatje nga viti në vit. Në vitin 2022 kanë punuar 190 të dënuar, ndërsa në vitin 2023 numri i tyre është rritur në 468 persona, ose 278 më shumë, duke shënuar një rritje prej 246%. Në vitin 2024 numri i të dënuarve të punësuar ka rënë në 233 persona.

Për punën e kryer nga të dënuarit gjatë kësaj periudhe janë paguar gjithsej 50,374,097 lekë.  Paga mesatare për këtë kategori rezulton 56,537 lekë në vit, ose rreth 4,712 lekë në muaj për periudhën e analizuar.

Në vitin 2024 është konstatuar një rritje e pagesës për punën e kryer nga të burgosurit, ku paga mesatare ka arritur në 101,218 lekë në vit, ose rreth 8,435 lekë në muaj, megjithatë kjo nuk ndryshon faktin se puna e tyre nuk lidhet me kontribute sigurimesh shoqërore.

Auditimi evidenton gjithashtu se në shumë raste punësimi i të dënuarve nuk është i formalizuar në mënyrë të plotë. Në institucionet e burgjeve mungojnë planifikimi mujor i punës, organika e punës dhe kontratat e nënshkruara për të dënuarit që punojnë, çka e bën edhe më të vështirë njohjen e të drejtave të tyre si punonjës.

Sipas raportit, mungesa e një sistemi të strukturuar të punësimit dhe e pagesës së kontributeve të sigurimeve shoqërore dobëson efektin rehabilitues të punës në burgje. Edhe pse punësimi konsiderohet një nga faktorët kryesorë për riintegrimin e ish-të dënuarve në shoqëri dhe në tregun e punës, një pjesë e madhe e tyre dalin nga burgu pa histori sigurimesh dhe pa përvojë të formalizuar pune.

Kontrolli i Lartë i Shtetit vlerëson se përmirësimi i programeve të punësimit në burgje dhe krijimi i një mekanizmi për njohjen dhe pagesën e kontributeve të sigurimeve shoqërore për të burgosurit që punojnë do të ishte një hap i rëndësishëm për rehabilitimin dhe riintegrimin e tyre pas lirimit nga burgu. 

SHPËRNDAJE

Lexo edhe

SOCIALE

Me rëndësi

Ndiqni Piranjat kudo.

Investigime, denoncime dhe satirë — zëri që nuk hesht.