Skandalet në AZHBR s’kanë të sosur/ Babai hartoi projektin fitues, vajza inspektore e firmosi

Gjatë vitit 2024, thirrjes së Skemës Kombëtare të Investimeve iu përgjigjen 403 fermerë, midis tyre aplikoi dhe kryetari i FRPD së Kuçovës, Ardit Bënja. Si çdo aplikues edhe ky fermer dosjen e projektit e realizoi pranë një studioje projektesh, që drejtohet nga inxhinieri Ylli Ago. Arditi kërkon që nëpërmjet kësaj skemë nga AZHBR të subvencionohet për ngritjen e një stalle lopësh që kap vlerën e 28.830,911 të reja, por sipas rregullave ai ka të drejtë të marrë si grant 50% të investimit.
Projekti i realizuar nga Ylli Ago, u shqyrtua nga vajza e tij Ana Ago, që në AZHBR mban postin e inspektores pranë Drejtorisë së Përzgjedhjes së Pranimit të Projekteve, dhe në ketë rast vajza nuk mund të refuzonte atin e saj, ku përfundimi është finalizimi i lidhjes së kontratës midis aplikuesit dhe AZHBR, që e përkthyer në shifra Arditi përfitoi si grant 14.415.455 lekë të reja.
Por kjo dosje nuk mban vetëm firmat e familjes Ago, por edhe firmën e drejtoreshës së përgjithshme të AZHBR, Ardita Kuçi. Ku së bashku më Anën, shpallin fitues projektin e babait, Ylli Ago. Edhe pse emri i tij është pothuajse në çdo faqe të projektit ky detaj nuk është vënë re nga syri drejtoreshës, Ardita Kuçi. E pavarësisht kësaj, stalla e Arditit u reklamua si një histori suksesi nga Ardita Kuçi.
Deri më tani përfituesi Bënja SHPK ka marrë vetëm 30% të shumës, si formë parapagimi, pjesa tjetër e fondit lëvrohet atëherë kur përfundon i gjithë investimi. Fondi i kësaj skemë në vitin 2024 kapte vlerën e 1.5 miliard lekësh, ku në veçanti paratë u shpërndanë në pesë masa: ndërtimi i serave diellore, instalimi i rrjeteve antibreshër, ndërtimi i stallave, mekanizmi bujqësor, kosha, rrjeta peshkimi për akukulturë. Kjo skemë kishte për qellim të zëvendësonte programin IPARD, i cili prej gati tre vitesh është i pezulluar sepse dyshohet se fondet e BE shkuan në rrugët e korrupsionit, dosje që vazhdon të hetohet jo vetëm nga OLAF, por edhe SPAK./Top Channel
Lexo edhe
SOCIALE
Shqipërisë i ikin edhe fëmijët/ Rritet numri i të miturve që emigrojnë drejt Europës

Paradoksi! Zjarret dhe përmbytjet shtohen, qeveria ul buxhetin për Emergjencat Civile

OBSH: Tuberkulozi është sëmundja infektive më vdekjeprurëse në botë, vret 1 milion njerëz çdo vit

VIDEO/ Mjetet e tonazhit të rëndë nisin punën për heqjen e shkëmbinjve në rrugën Qukës-Qafë Plloçë

''Ushqimet BIO, një rrezik i fshehur''/ Eksperti ngre alarmin: Këto ushqime nuk plotësojnë standardet e BE

VIDEO/ Shembje masivi dheu edhe në hyrje të Tunelit të Skërficës, e inauguroi Rama me Ballukun

VIDEO/ Bariut u mbyten 40 dele në Sarandë: Në 30 vjet nuk është çarë asnjëherë argjinatura
Ministri i Bujqësisë nga Korça: Kemi çarje në disa nga argjinaturat e lumenjve. Për dëmet flasim më vonë





