“Nuk na solli Rusia apo Veliaj, na thirri Shqipëria”/ Studentët mesazhe me pankarta: Diploma nuk është biletë emigrimi
Studentët vijojnë protestën e tyre, ndërsa përmes pankartave kanë përcjellë mesazhe të forta kundër akuzave p...
Studentët vijojnë protestën e tyre, ndërsa përmes pankartave kanë përcjellë mesazhe të forta kundër akuzave p...
Një alarm kritik për sigurinë ushqimore ka vënë në lëvizje Autoritetin Kombëtar të Ushqimit. Pas sinjalizimit emer...
Futbolli spanjoll është në zi pas lajmit tragjik për ndarjen nga jeta të sulmuesit të Tenerifes, Jesús de Miguel Alameda. K...
Erion Veliaj ka refuzuar që të marrë pjesë ne seancën e sotme. Veliaj përfaqësohet nga avokati Plarent Ndreca. Kryebashkiaku ...
Shqipëria nuk ka arritur të përfitojë në kohë fondet e parashikuara nga Plani i Rritjes i Bashkimit Europian, për shkak t&eu...
Një pikë karburanti është grabitur në orët e para të mëngjesit në qytetin e Klosit, në Mat. Sipas të dh&...
Pas krimit, i riu është larguar nga banesa, ndërsa më vonë është paraqitur vetë në kazermën e karabinierë...
Këtë të martë në 10:45 është përcaktuar seanca gjyqësore në themel për kryebashkiakun e Tiranës Eri...
“ Jam penduar, nuk doja ta vrisja. Gjithçka ndodhi shumë shpejt”. Këto janë fjalët e Daniele Sartinit, 29-vjeçari...
Ish-drejtoresha e Agjencisë Kombëtare të Shoqërisë së Informacionit (AKSHI), Mirlinda Karçanaj, është paraqitur ...

Shëndetësia perceptohet nga qytetarët si sektori ku korrupsioni është më i përhapur në Shqipëri, duke lënë pas sistemin e drejtësisë, administratën publike dhe qeverinë qendrore.
Sipas Sondazhit Kombëtar për Shqipërinë të Institutit Republikan Ndërkombëtar, 36% e të anketuarve e përmendën shëndetësinë kur u pyetën se në cilat nivele ose sektorë korrupsioni ishte më i përhapur. Kjo përqindje është 12 pikë përqindjeje më e lartë se për gjyqësorin dhe gjykatat, të përmendura me nga 24% secila, dhe 19 pikë mbi administratën publike, me 17%.
Pyetja ishte e hapur dhe qytetarëve iu lejua të jepnin deri në dy përgjigje. Për këtë arsye, përqindjet tregojnë sa të anketuar përmendën secilin sektor dhe nuk përbëjnë pjesë të një totali prej 100%.
Pas tri sektorëve të parë, qeveria qendrore përmendet nga 9% e qytetarëve. Policia dhe arsimi marrin nga 6%, ndërsa kadastra dhe regjistrimi i pronave, partitë politike dhe politikanët, sektori privat, si dhe prokurimet, tenderët dhe kontratat publike përmenden nga 5% secili.
Pushteti vendor dhe ndërtimi identifikohen si zona të përhapjes së korrupsionit nga 3% e të anketuarve. Bujqësia përmendet nga 2%, ndërsa Kuvendi dhe deputetët, administrata tatimore, infrastruktura dhe doganat marrin nga 1%.
Rreth 6% dhanë përgjigjen se korrupsioni gjendet “kudo”, vetëm 3% deklaruan se nuk ka korrupsion, ndërsa 16% nuk dhanë një përgjigje ose thanë se nuk e dinin.
Tetë në dhjetë qytetarë e shohin korrupsionin si problem serioz
Perceptimi për shëndetësinë si sektori më problematik vendoset në një panoramë më të gjerë mosbesimi ndaj funksionimit të institucioneve. Në të njëjtin sondazh, 83% e qytetarëve e konsiderojnë korrupsionin një problem serioz në vend.
Prej tyre, 45% e cilësojnë “shumë serioz” dhe 38% “disi serioz”. Vetëm 14% nuk e konsiderojnë serioz, ndërsa pjesa tjetër nuk dha përgjigje. Në pyetje, korrupsioni u përkufizua si detyrimi për të bërë një favor, dhënë një dhuratë ose paguar ryshfet, pasi dikush përdor pozicionin për përfitime personale.
Vlerësimi më negativ vjen nga familjet në gjendjen më të vështirë ekonomike. Mes personave që deklarojnë se nuk përballojnë as nevojat bazë, 54% e konsiderojnë korrupsionin një problem shumë serioz. Te qytetarët që thonë se mund të përballojnë shumicën e gjërave që dëshirojnë, kjo përqindje zbret në 31%.
Rezultatet tregojnë gjithashtu pakënaqësi të lartë me veprimtarinë e qeverisë kundër korrupsionit. Rreth 66% e vlerësojnë negativisht punën e saj në këtë fushë: 30% “disi keq” dhe 36% “shumë keq”. Vlerësim pozitiv japin 32%, prej të cilëve vetëm 4% e vlerësojnë punën “shumë mirë”./ekofin.al
Ndërsa obeziteti po kthehet në një nga sfidat më të mëdha shëndetësore të Europës, Shqipëria mbetet mes...
Fluksi i lartë i turistëve gjatë sezonit të verës po shoqërohet me rritje të çmimeve veçanërisht në q...
Më shumë se gjysma e shqiptarëve nuk kanë mundësi financiare të përballojnë një javë pushime në vit larg ...
Ndërsa mijëra shqiptarë vazhdojnë të largohen drejt Perëndimit, kantieret e ndërtimit, hoteleritë dhe fabrikat në S...
Në redaksinë e Piranjat News ka mbërritur një denoncim nga banorë të zonës së Ali Demit në Tiranë, të cil...
Nëse stereotipi europian thotë se femrat janë më të shumta se meshkujt, Shqipëria është ndër vendet ku ky fenomen n...
Kufizimi i konsumit të sheqerit gjatë dy viteve të para të jetës mund të ketë përfitime afatgjata për shënde...
Shqipëria është e rrethuar nga dete, liqene dhe alpe mahnitëse, por më shumë se gjysma e familjeve në vendin tonë nuk ...
Ministrja e Arsimit dhe Sportit, Mirela Kumbaro, ka bërë publike kalendarin e provimeve të sesionit të dytë të Maturës Shtet&...
Çmimet e qirave të zyrave në Tiranë po vijojnë të rriten në segmentin premium, ku në disa prej projekteve më t&...