Editorial Emisione Investigime Aktualitet Sociale Politikë Kosova Bota Showbiz Lifestyle Sport
TË FUNDIT
Rritje ekonomike pa prodhim, ndërtimi dhe tregtia mbajnë ekonominë shqiptare Horoskopi/ Nga Puna tek Dashuria, java mbyllet plot aventura për këto shenja "Salillari", kompania me arkëtimet më të larta nga Thesari i Shtetit në 15 vitet e fundit Rënie temperaturash dhe reshje shiu,ja si parashikohet moti këtë të diel VIDEO-Skandali/ Policia shoqëron gazetarin holandez që denoncoi 'Albania Files'. Aktivistes që i filmoi i h... Eisenkoti merr mandatin, Netanyahu kërkon qeveri të unitetit kombëtar/ Prapaskenat e negociatave në Izrael ... Afera 21 milionë euro/ Si po i shet “Ayen” në treg kilovatët që i takojnë shtetit Berisha: Përshëndes ata mijëra studentë dhe qytetarë që sot groposën në koshat e plehrave të Tiranës, dekre... Bashkia e Durrësit “shpik” një metodë të re për ngarkimin e mbeturinave nga kazanët Sherr tek Doganat/ Kush po tenton ta fshijë gjobën 5.1 mln euro të Salillarit Shpërndahen protestuesit nga bulevardi, pas ujit me presion nisin shoqërimet nga policia Rinia dhe qytetarët në këmbë kundër Ramës/ “Blindohet” Bulevardi, furgona policie qëndrojnë gati kundër pro...
SOCIALE

Spitali i Përmetit pa mjekë specialistë, qytetarët: Për t’u kuruar shkojmë në qytete të tjera

P
Piranjat10 December 2025, 16:15 · 2 min lexim
Spitali i Përmetit pa mjekë specialistë, qytetarët: Për

Shpopullimi i vendit ka ndikuar edhe në largimin e mjekëve të cilët kanë zgjedhur të emigrojnë ose të zhvendosen në kryeqytet. Kjo ka bërë që ata pak banorë të cilët jetojnë në qytetet të vogla të përballen me mungesë të marrjes së ndihmës shëndetësore. Në spitalin e Përmetit kanë mbetur shumë pak bluza të bardha, ndërsa qytetarët që kërkojnë një mjekim të specializuar detyrohen të udhëtojnë në qytet të tjera për të marrë trajtim mjekësor.

Mungesa e mjekeve specialistë pranë spitalit të Permetit jo vetëm rrezikon shëndetin e qytetarëve, por i detyron të udhëtojnë në qytete të tjera për trajtim, duke shtuar kostot financiare që shpesh janë të papërballueshme, sidomos për moshat e treta që burim kryesor të ardhurash kanë vetëm pensionin.

Në qytetin e Përmetit, moshat e treta po përballen me një realitet të vështire ekonomik dhe social.

Ata thonë se niveli i jetë është bërë i papërballueshëm, pasi pensionet janë të ulëta dhe çmimet e produkteve janë rritur ndjeshëm. Përpos vështirësive ekonomike, banoret kërkojnë qe institucionet shendetësore dhe vendore te tregojnë vëmendje dhe kujdes ndaj tyre ndërkohë që sipas një vendimi të qeverise, në dy vitet e ardhshme është parashikuar që pjesa veriore e Spitalit të Permetit të rikonstruktohet dhe të shëndrrohet në një qender pritjeje për emigrantët nga vendet e treta.

SHPËRNDAJE

Lexo edhe

SOCIALE

Me rëndësi

Ndiqni Piranjat kudo.

Investigime, denoncime dhe satirë — zëri që nuk hesht.