Editorial Emisione Investigime Aktualitet Sociale Politikë Kosova Bota Showbiz Lifestyle Sport
TË FUNDIT
VIDEO-Skandali/ Policia shoqëron gazetarin holandez që denoncoi 'Albania Files'. Aktivistes që i filmoi i h... Eisenkoti merr mandatin, Netanyahu kërkon qeveri të unitetit kombëtar/ Prapaskenat e negociatave në Izrael ... Afera 21 milionë euro/ Si po i shet “Ayen” në treg kilovatët që i takojnë shtetit Berisha: Përshëndes ata mijëra studentë dhe qytetarë që sot groposën në koshat e plehrave të Tiranës, dekre... Bashkia e Durrësit “shpik” një metodë të re për ngarkimin e mbeturinave nga kazanët Sherr tek Doganat/ Kush po tenton ta fshijë gjobën 5.1 mln euro të Salillarit Shpërndahen protestuesit nga bulevardi, pas ujit me presion nisin shoqërimet nga policia Rinia dhe qytetarët në këmbë kundër Ramës/ “Blindohet” Bulevardi, furgona policie qëndrojnë gati kundër pro... DOKUMENTI/ SPAK regjistron kallëzim penal për “Albanian Files” të Ramës, nis hetimi për resortet luksoze... Tensione para Kryeministrisë/ Protestuesit shkulin gurët e trotuarit dhe i hedhin drejt policisë Gjakftohtë/ Jetoi prej vitesh në Greqi si ‘fantazmë’, si u zbulua shqiptari i akuzuar për katër vrasje ... Zhdukja e përkthyeses kineze me pasaportë shqiptare/ Nga kasaforta me 100 mijë euro te hetimet në Shqipëri,...
SOCIALE

Statistikat/ Gratë në Shqipëri jetojnë 4 vite më shumë se burrat, jetëgjatësia më e lartë e popullsisë shqiptare është në jug

P
Piranjat16 March 2026, 16:33 · 1 min lexim
Statistikat/ Gratë në Shqipëri jetojnë 4 vite më

Eurostat raporton se gratë në Shqipëri jetojnë mesatarisht 82.5 vite, ose rreth 4 vite më shumë sesa burrat. Jetëgjatësia më e lartë e popullsisë shqiptare është në jug, ndërsa më e ulëta në veri.

Jetëgjatësia e shqiptarëve është më e lartë në zonat jugore dhe ato qendrore. Sipas Eurostat, në zonat jugore të Shqipërisë ajo arrin në 80.77 vite, me një diferencë shumë të ngushtë prej 80.74 vite në zonat qendrore.

Ndërsa përsa i përket veriut, jetëgjatësia është më e ulët, përkatësisht 79.2 vite.

Përsa i përket diferencave gjinore, gratë shqiptare jetojnë mesatarisht 82.5 vite, ndërsa burrat 78.6 vite. Mesatarja e jetëgjatësisë së shqiptarëve është 80.5 vite, ose gati 1 vit më e ulët sesa mesatarja europiane, e cila llogaritet të jetë 81.5 vite.

Jetëgjatësia në Europë u ul në vitin 2020 (80.4 vite) dhe 2021 (80.1 vite) për shkak të pandemisë COVID-19, por që atëherë është rikuperuar dhe ka arritur vlera më të larta se në vitin 2019, kur ishte 81.3 vite.

Në nivel rajonal, 4 rajone arritën jetëgjatësinë prej 85 vite ose më shumë: rajoni spanjoll i Madridit (85.7 vite), rajonet italiane të Trentos dhe Bolzanos, si dhe kryeqyteti suedez, Stokholm (85.0 vite).

SHPËRNDAJE

Lexo edhe

SOCIALE

Me rëndësi

Ndiqni Piranjat kudo.

Investigime, denoncime dhe satirë — zëri që nuk hesht.