Editorial Emisione Investigime Aktualitet Sociale Politikë Kosova Bota Showbiz Lifestyle Sport
TË FUNDIT
VIDEO-Skandali/ Policia shoqëron gazetarin holandez që denoncoi 'Albania Files'. Aktivistes që i filmoi i h... Eisenkoti merr mandatin, Netanyahu kërkon qeveri të unitetit kombëtar/ Prapaskenat e negociatave në Izrael ... Afera 21 milionë euro/ Si po i shet “Ayen” në treg kilovatët që i takojnë shtetit Berisha: Përshëndes ata mijëra studentë dhe qytetarë që sot groposën në koshat e plehrave të Tiranës, dekre... Bashkia e Durrësit “shpik” një metodë të re për ngarkimin e mbeturinave nga kazanët Sherr tek Doganat/ Kush po tenton ta fshijë gjobën 5.1 mln euro të Salillarit Shpërndahen protestuesit nga bulevardi, pas ujit me presion nisin shoqërimet nga policia Rinia dhe qytetarët në këmbë kundër Ramës/ “Blindohet” Bulevardi, furgona policie qëndrojnë gati kundër pro... DOKUMENTI/ SPAK regjistron kallëzim penal për “Albanian Files” të Ramës, nis hetimi për resortet luksoze... Tensione para Kryeministrisë/ Protestuesit shkulin gurët e trotuarit dhe i hedhin drejt policisë Gjakftohtë/ Jetoi prej vitesh në Greqi si ‘fantazmë’, si u zbulua shqiptari i akuzuar për katër vrasje ... Zhdukja e përkthyeses kineze me pasaportë shqiptare/ Nga kasaforta me 100 mijë euro te hetimet në Shqipëri,...
SOCIALE

Tatimet në kolaps me fiskalizimin/ Tenderi i mirëmbajtjes ka lënë sistemin jashtë funksionit, në rrezik të dhënat e bizneseve

P
Piranjat28 January 2026, 21:01 · 2 min lexim
Tatimet në kolaps me fiskalizimin/ Tenderi i mirëmbajtjes ka

Bllokimet e përsëritura në sistemin e fiskalizimit po krijojnë vështirësi serioze për bizneset dhe profesionistët e lirë tashmë prej javësh, duke rrezikuar aktivitetin ekonomik si dhe ekspozimin ndaj penaliteteve tatimore.

Një tender mirëmbajtjeje që duhet të ishte realizuar që në vitin 2025 solli si pasojë këtë situatë tek bizneset. I shpallur në korrik 2025 me një vlerë 7.8 mln euro, tenderi u pezullua nga KPP pas ankimeve nga ana e operatorëve për paqartësi në dokumente dhe pretendime për avantazh konkurrues.

Ndonëse në dhjetor të vitit të kaluar u hoq pezullimi dhe kështu AKSHI mund të vazhdonte me procedurat, përsëri ka mbetur pasdore duke bërë që sistemi të mbetet pa mirëmbajtje.

Aleanca e Profesionistëve të Lirë e ka ngritur këtë shqetësim duke i drejtuar një shkresë zyrtare Drejtorisë së Tatimeve, AKSHIT si dhe Ministrisë së Financave. Por tatimet po e neglizhojnë, duke u sugjeruar bizneseve të kthehen tek faturat e vjetra të disa viteve më parë dhe duke hedhur poshtë punën e bërë nga sistemi deri më tani.

Një tjetër detyrim i këtij sistemi është kryerja e testimit për rikuperimin e të dhënave çdo muaj (nga data 1 deri më 10), duke përdorur kopjen rezervë të fundit të muajit pararendës. Dhe një mosfunksionim i sistemit ndikon edhe në cilësinë e ruajtjes së të dhënave, duke i rrezikuar ato.

Ky sistem është i hostuar në Datacenter-in Qeveritar, pranë Agjencisë Kombëtare të Shoqërisë së Informacionit (AKSHI), dhe ofron shërbimet për rreth 125 mijë tatimpagues, si dhe për vetë administratën tatimore. Disponueshmëria e sistemit të fiskalizimit është shumë e rëndësishme. Shërbimi i fiskalizimit dhe portali i tatimpaguesve nuk mund të pësojnë ndërprerje për më shumë se disa minuta dhe nuk tolerohen ndërprerje të planifikuara për qëllime përditësimi apo modifikime të tjera.

Kjo bën që bizneset të vijojnë në kolaps total dhe t’u kthehen faturave të vjetra.

 

 

 

 

SHPËRNDAJE

Lexo edhe

SOCIALE

Me rëndësi

Ndiqni Piranjat kudo.

Investigime, denoncime dhe satirë — zëri që nuk hesht.