Editorial Emisione Investigime Aktualitet Sociale Politikë Kosova Bota Showbiz Lifestyle Sport
TË FUNDIT
Trump i ofron drejtuesit të UFC-së postin e zëdhënësit të Shtëpisë së Bardhë, White pritet të takohet me pr... “Papaqёt” me indianё pushtojnё rrugёt e Tiranёs: sulmi i njё ushtrie qё po sundon kryeqytetin Hetimet për “Albanian Files”, Zhupa: Të zbardhen projektet dhe lidhjet me investitorët Banorët e Moravës, dhjetëra herë të përmbytur, asnjëherë të dëmshpërblyer: Na duan vetëm kur ka zgjedhje... Shoqërohen 12 protestues, gjobiten 10 të tjerë Sánchez para zgjedhjeve: Spanja nuk qeveriset nga Uashingtoni apo Tel Avivi, por nga spanjollët Paditë që synojnë të heshtin median, studimi evidenton problematikat në gjykatat shqiptare Rritje ekonomike pa prodhim, ndërtimi dhe tregtia mbajnë ekonominë shqiptare Horoskopi/ Nga Puna tek Dashuria, java mbyllet plot aventura për këto shenja "Salillari", kompania me arkëtimet më të larta nga Thesari i Shtetit në 15 vitet e fundit Rënie temperaturash dhe reshje shiu,ja si parashikohet moti këtë të diel VIDEO-Skandali/ Policia shoqëron gazetarin holandez që denoncoi 'Albania Files'. Aktivistes që i filmoi i h...
SOCIALE

Të ardhurat nga pasuritë e krimit rekord në 2025

P
Piranjat 3 November 2025, 20:52 · 2 min lexim
Të ardhurat nga pasuritë e krimit rekord në 2025

Agjencia e Administrimit të Pasurive të Sekuestruara dhe Konfiskuara (AAPSK) raporton një rritje të ndjeshme të të ardhurave nga qiradhënia e pasurive nën administrim gjatë nëntëmujorit të parë të vitit 2025.

Sipas të dhënave zyrtare, 162.2 milionë lekë janë arkëtuar deri në fund të shtatorit, krahasuar me 109.5 milionë lekë në të njëjtën periudhë të një viti më parë – një rritje prej 48.2%.

Muaji shtator ka rezultuar më i miri i vitit, me 22.4 milionë lekë të ardhura, gati 49% më shumë se shtatori i vitit të kaluar. Sipas agjencisë, kjo ecuri është nxitur nga formalizimi i kontratave të reja të qirasë, veçanërisht gjatë muajve mars, korrik dhe shtator.

Nëse trendi aktual vijon, të ardhurat vjetore pritet të kalojnë 200 milionë lekë, duke shënuar rekordin më të lartë historik në administrimin e pasurive të sekuestruara dhe konfiskuara.

“Në krahasim me vitin 2024, të ardhurat e këtij viti janë rreth 53 milionë lekë më të larta, duke reflektuar një performancë më të mirë pothuajse çdo muaj”, deklaron AAPSK.

Por përtej shifrave, Agjencia thekson se po fokusohet gjithnjë e më shumë në përdorimin social të pasurive të konfiskuara, në bashkëpunim me bashkitë dhe organizatat sociale, për t’i kthyer asetet në shërbim të komunitetit.

“Suksesi nuk matet vetëm me të ardhurat, por edhe me mënyrën se si këto pasuri kthehen në vlerë për shoqërinë”, thuhet në njoftimin e AAPSK.

SHPËRNDAJE

Lexo edhe

SOCIALE

Me rëndësi

Ndiqni Piranjat kudo.

Investigime, denoncime dhe satirë — zëri që nuk hesht.