Të izoluar prej 4 ditësh, banorët e fshatit Bashaj hapin vetë rrugën me kazma e lopata

Banorët e fshatit Bashaj janë detyruar të hapin vetë rrugën me kazma dhe lopata, pasi prej katër ditësh kanë mbetur tërësisht të izoluar nga pjesa tjetër e qytetit. Rreth 250 banorë, përfshirë mbi 70 familje, ndodhen pa asnjë lidhje rrugore, duke u përballur me vështirësi serioze në përditshmëri.
Mëngjesin e sotëm, banorët janë organizuar mes tyre dhe kanë nisur punën për të hapur rrugën aq sa munden, me qëllim krijimin e një kalimi minimal për këmbësorë dhe mjete emergjence.
Sipas tyre, deri më tani nuk ka pasur asnjë ndërhyrje nga institucionet përgjegjëse, ndërsa situata mbetet shqetësuese, veçanërisht për të moshuarit dhe familjet me fëmijë. Banorët kërkojnë ndihmë urgjente për hapjen e plotë të rrugës dhe rikthimin e normalitetit në zonë.
Lexo edhe
SOCIALE
Shqipëria e papërgatitur për emergjencat/ Dështimi institucional ‘fundos’ vendin

Lumi Ishëm del nga shtrati gjatë natës, dy lagje të izoluara dhe qindra hektarë tokë bujqësore nën ujë

“Natë sakrifice”, ushtria evakuon dhjetëra banorë të përmbytur nga lumi Seman

Ky nuk është vetëm zemërim i natyrës!

Situatë kritike! Shkumbini del nga shtrati, përmbyten dhjetëra banesa

Hidrovoret dhe kanalizimet jashtë funksionit, përmbytjet i kushtojnë shtrenjtë ekonomisë së vendit

Reshje shiu dhe dëborë, njihuni me parashikimin e motit për sot

Shembjet masive të dheut në Selenicë, reagon Ministria e Mbrojtjes





