Editorial Emisione Investigime Aktualitet Sociale Politikë Kosova Bota Showbiz Lifestyle Sport
TË FUNDIT
VIDEO-Skandali/ Policia shoqëron gazetarin holandez që denoncoi 'Albania Files'. Aktivistes që i filmoi i h... Eisenkoti merr mandatin, Netanyahu kërkon qeveri të unitetit kombëtar/ Prapaskenat e negociatave në Izrael ... Afera 21 milionë euro/ Si po i shet “Ayen” në treg kilovatët që i takojnë shtetit Berisha: Përshëndes ata mijëra studentë dhe qytetarë që sot groposën në koshat e plehrave të Tiranës, dekre... Bashkia e Durrësit “shpik” një metodë të re për ngarkimin e mbeturinave nga kazanët Sherr tek Doganat/ Kush po tenton ta fshijë gjobën 5.1 mln euro të Salillarit Shpërndahen protestuesit nga bulevardi, pas ujit me presion nisin shoqërimet nga policia Rinia dhe qytetarët në këmbë kundër Ramës/ “Blindohet” Bulevardi, furgona policie qëndrojnë gati kundër pro... DOKUMENTI/ SPAK regjistron kallëzim penal për “Albanian Files” të Ramës, nis hetimi për resortet luksoze... Tensione para Kryeministrisë/ Protestuesit shkulin gurët e trotuarit dhe i hedhin drejt policisë Gjakftohtë/ Jetoi prej vitesh në Greqi si ‘fantazmë’, si u zbulua shqiptari i akuzuar për katër vrasje ... Zhdukja e përkthyeses kineze me pasaportë shqiptare/ Nga kasaforta me 100 mijë euro te hetimet në Shqipëri,...
SOCIALE

Të lënë mes katër rrugëve, banorët rikthehen me baraka te Ura e Dajlanit

P
Piranjat 7 March 2026, 09:30 · 5 min lexim
Të lënë mes katër rrugëve, banorët rikthehen me

Një muaj pas shembjes së shtëpive të tyre pranë kanalit kullues te Ura e Dajlanit, familjet e komunitetit rom po rikthehen me baraka në rrënojat e shtëpive, pasi nuk gjetën asnjë vend ku të fusnin kokën.

Mes pirgjeve të inerteve dhe baltës pranë Urës së Dajlanit në Durrësit, tre baraka të mbuluara me plastmasë u shfaqën si kërpudha njëra pas tjetrës. Të mbetur mes katër rrugëve, banorët u rikthyen aty vetëm një muaj pasi Inspektoriati i Mbrojtjes së Territorit u prishi shtëpitë.

“Na mbajtën vetëm shtatë ditë te Konvaleshenca ku na çoi bashkia dhe pastaj na nxorën. Nuk kishim ku të shkonim,” thotë Erma Zerellari, baba i pesë fëmijëve. “Nuk kishim asnjë vend ku të fusnim kokën”.

Çatia mbi barakën e improvizuar mbahet nga dërrasa dhe llamarina, ndërkohë që hapësira e vogël mbushet nga sendet e pakëta që familja Zerellari arriti të shpëtonte nga shembja.

Ngjashëm me ta, edhe Xhina Hysenaj u detyrua që të rikthehej në barakë.

“Nuk kemi mundësi tjetër. Këtu u kthyem, sepse nuk kishim ku të shkonim,” tha ajo me dëshpërim.

Pas përmbytjeve masive në fillim të janarit, Bashkia e Durrësit urdhëroi më 26 janar shembjen e 16 banesave përgjatë kanalit kullues në Urën e Dajlanit, të banuara kryesisht nga familje të komunitetit rom. Sipas Bashkisë Durrës, ndërtimet pranë Urës së Dajlanit pengonin qarkullimin e ujit dhe përbënin rrezik për përmbytje të përsëritura, ndërsa banorët protestuan pasi aksioni u krye pa u garantuar më parë një zgjidhje strehimi.

Brenda një muaji, tre familje u rikthyen aty në kushte shumë herë më të këqija, pasi nuk gjetën asnjë alternativë tjetër. Por kriza e strehimit prek të gjithë banorët e e zonës, të cilët janë shpërndarë përkohësisht tek të afërmit dhe miqtë, duke jetuar në pasiguri për të ardhmen.

Të vendosur në këtë zonë prej rreth 30 vitesh, familjet kishin ndërtuar banesat pranë kanalit kullues, ndërsa disa prej tyre kishin nisur procesin e legalizimit që në vitin 2015.Zona sot nuk ka energji elektrike dhe as furnizim me ujë. Banorët mbijetojnë duke mbledhur kanaçe dhe mbetje hekuri për riciklim.

Shembjet e banesave të familjeve rome u denoncuan nga organizata “Drejtësia Sociale”, e cila po përgatit një padi kundër Inspektoratit të Mbrojtjes së Territorit dhe Bashkisë Durrës.

“Në zonën e Urës së Dajlanit janë shembur në mënyrë të paligjshme disa banesa, ndonëse prej vitesh ndodheshin në proces legalizimi. Banorët janë nxjerrë me forcë dhe janë lënë në mes të katër rrugëve nga Bashkia Durrës, në kundërshtim të drejtpërdrejtë me ligjin për strehimin social,” deklaroi organizata.

“Me banorët, deri në vendosjen e drejtësisë”, shkruhet në përfundim të reagimit.

Bashkia e Durrësit pretendon se aksioni u krye për lirimin e infrastrukturës së ujitjes dhe kullimit nga ndërtimet pa leje, që pengonin funksionimin e kanalit dhe rrisnin rrezikun e përmbytjeve. Sipas Bashkisë, familjet do të trajtohen me bonus qeraje në kuadër të programeve të strehimit social deri në ndarjen e banesave sociale sipas sistemit të pikëzimit

Në terren, shumë familje thonë se ende nuk kanë një zgjidhje konkrete.

“Na thanë prisni, por ne nuk kishim ku të prisnim,” tha Zerellari për BIRN.

Disa familje jetojnë tashmë në shtëpitë e të afërmve, të tjerë kërkojnë ende një zgjidhje, ndërkohë që tre familjet që nuk patën askënd ku të shkonin janë rikthyer mbi rrënojat e shtëpive të tyre. Lagjja prej vitesh është lënë jashtë çdo projekti urban, ku infrastruktura rrugore është problematike në të gjithë gjatësinë.

Në mbrëmje, ndërsa pallatet përreth ndriçohen nga dritat, barakat pranë kanalit mbeten në errësirë./BIRN

 

 

SHPËRNDAJE

Lexo edhe

SOCIALE

Me rëndësi

Ndiqni Piranjat kudo.

Investigime, denoncime dhe satirë — zëri që nuk hesht.