Transformatori i energjisë rrezikon fëmijët, banorët japin alarmin: Ndërhyni sa nuk ka ndodhur tragjedi!

Banorët e lagjes “Gurra” në Lezhë përballen çdo ditë me rrezikun e fëmijëve të tyre për shkak të një kabine elektrike.
Banorët denoncojnë në redaksinë e “Piranjave News”, problematikën, ndërsa theksojnë se brenda kabinës elektrike, fëmijët e tyre luajnë çdo ditë, duke u kthyer në burim rreziku për ta.
Banorët kërkojnë ndërhyrje të menjëhershme nga autoritetet e Lezhës për të mbyllur dhe siguruar zonën, pasi situata mund të ketë pasoja të rënda.
Siç shihet edhe nga pamjet, objektit nëse mund të quhet i tillë, është në gjendje të degraduar dhe pa asnjë masë sigurie për fëmijët që luajnë atje. Banorët bëjnë apel për zgjidhur problematikën dhe për të parandaluar tragjedi të mundshme.
Denoncimi:
Lagjia Gurra Lezhe dera gabines hapur femijet lozin aty. Ju lutem publikojeni se Oshe eshte vetem me marr leket. Duhet ber publike sa me pare që Oshe Lezhe te marre masat se femijet lozin aty do na ngelin ne korent. Këtu është edhe kopshti Gurra ku lozin femijet e transmatori i dritave ne lagjen Gurra Lezhe pa dere ju lutem publikojeni se vetëm ke juve gjejmë rrugëzgjidhje. /PiranjatNews/
Lexo edhe
SOCIALE
Në kulmin e krizës, qeveria Rama heq naftën falas për fermerët

Bujqësia drejt kolapsit: Çmimet e naftës dhe plehrave kimike "gozhdojnë" fermerët shqiptarë

Këshilli i Ministrave miraton fondin e vitit 2026 për Ministrinë e Bujqësisë, ja sa do të përfitojnë bujqit dhe blegtorët

Shqiptarët më të kequshqyerit e Evropës/ Konsumojnë më pak se fqinjët por vuajnë ndotjen më të madhe prej vjedhjes

Një grumbull dërrasash që shkolluan disa kalamaj dhe mbajtën një familje.





