“Turp, në 2025 pa ujë”, dhjetëra qytetarë në Fier protest (VIDEO)

Problemi i ujit të pijshëm në Fier është i përhershëm përtej çdo emergjence natyrore dhe mungesa e tij është “turp kombëtar “ dhe “dështim historik” i qeverisjes qëndrore e lokale.
Një grup aktivistësh protestuan pasditen e sotme me pankarta në duar për mungesën e ujit të pijshëm në Fier, duke kërkuar zgjidhje të përhershme nga ana e autoriteteve vendore dhe qendrore.
Aktivisti Elis Baba ka pohuar se prej disa ditësh qytetarët fierakë janë përballur me mungesë të ujit të pijshëm pa paralajmërim dhe me njoftime në rrjete sociale dhe shpesh vetëm pasi ndërprerja ka ndodhur dhe sipas tij ky nuk është informim, por propagandë. Si të mos mjaftonte mungesa e ujit të pijshëm, Fierit i ndërpritet edhe energjia elektrike pa asnjë paralajmërim ka thënë Baba.
Një tjetër protestues, Spiro Goga thotë se pas 12 vite qeverisje të pandërprerë, Fieri vazhdon të vuajë të njëjtat problematika dhe qyteti sot është shumë larg standartit minimal 24 orësh që premtohet prej dekadash. Ata kanë kërkuar njëzëri zgjidhje dhe përgjegjësi pasi furnizimi me elementët jetik ujë e drita është e drejtë themelore e çdo qytetari.
Lexo edhe
SOCIALE
Kriza e arsimit rural/ Shkolla pa fëmijë dhe klasa kolektive

VIDEO/ Iu përmbyt banesa, banori i fshati Rëmenj mes lotëve: Ku të vete me fëmijët?! Jam me kimio

SKANDAL/ Kompania “ZEPA” hodhi në treg 9948 litra “qumësht toksik”, AKU gjobit subjektin!

Ja si i shpenzojnë paratë Universitetet/ “Ekspozita” e veçantë: 60 mijë euro vetëm për detergjent (FOTO)

VIDEO/ Çahet argjinatura në lagunën e Vainit, banorët në alarm: Rrezikohen zonat e banuara





