Editorial Emisione Investigime Aktualitet Sociale Politikë Kosova Bota Showbiz Lifestyle Sport
TË FUNDIT
Shoqërohen 12 protestues, gjobiten 10 të tjerë Sánchez para zgjedhjeve: Spanja nuk qeveriset nga Uashingtoni apo Tel Avivi, por nga spanjollët Paditë që synojnë të heshtin median, studimi evidenton problematikat në gjykatat shqiptare Rritje ekonomike pa prodhim, ndërtimi dhe tregtia mbajnë ekonominë shqiptare Horoskopi/ Nga Puna tek Dashuria, java mbyllet plot aventura për këto shenja "Salillari", kompania me arkëtimet më të larta nga Thesari i Shtetit në 15 vitet e fundit Rënie temperaturash dhe reshje shiu,ja si parashikohet moti këtë të diel VIDEO-Skandali/ Policia shoqëron gazetarin holandez që denoncoi 'Albania Files'. Aktivistes që i filmoi i h... Eisenkoti merr mandatin, Netanyahu kërkon qeveri të unitetit kombëtar/ Prapaskenat e negociatave në Izrael ... Afera 21 milionë euro/ Si po i shet “Ayen” në treg kilovatët që i takojnë shtetit Berisha: Përshëndes ata mijëra studentë dhe qytetarë që sot groposën në koshat e plehrave të Tiranës, dekre... Bashkia e Durrësit “shpik” një metodë të re për ngarkimin e mbeturinave nga kazanët
SOCIALE

Uji i pijshëm i ambalazhuar/ KLSH ngre alarmin: Sistemi i kontrollit nuk garanton cilësi dhe siguri

P
Piranjat14 November 2025, 12:01 · 3 min lexim
Uji i pijshëm i ambalazhuar/ KLSH ngre alarmin: Sistemi i kontrollit nuk

Konsumi i ujit të pijshëm të ambalazhuar ka pësuar rritje vit pas viti por cilësia e tij nuk është e garantuar për qytetarët. Të paktën këtë konstaton raporti i fundit i Kontrollit ë Lartë të Shtetit që është ndalur në një auditim specifik për këtë segment.

Konkretisht KLSH vlerëson se sistemi i ngritur nuk ka arritur të garantojë qytetarin për cilësinë e ujit të pijshëm të ambalazhuar që hidhet në treg.

“Megjithëse konsumi i këtij produkti ka pësuar rritje të vazhdueshme çdo vit, institucionet përgjegjëse nuk kanë arritur të përmbushin plotësisht detyrimet e tyre sa i përket kontrollit, monitorimit e analizimit të tij. Ndryshimet e kompetencave në strukturat shtetërore, kanë krijuar paqartësi në rolet dhe përgjegjësitë e tyre dhe kanë ndikuar në funksionimin e fragmentuar të sistemit” nënvizon raporti i KLSH në përmbledhjen e gjetjeve.

I njëjti raport nënvizon se kuadri ligjor e rregullator paraqitet i pa harmonizuar dhe në disa raste kontradiktor, nuk mundëson konkurrencë mes projekteve për përdorimin e burimit ujor dhe ka kritere të dobëta për dhënien e lejeve dhe licencave.

“Nga ana tjetër, mangësitë e institucioneve në drejtim të, analizimeve laboratorike, bashkëveprimeve ndërinstitucionale si dhe informimit të publikut, nuk kanë garantuar cilësinë e ujit të ambalazhuar dhe sigurinë e nevojshme për qytetarin” thuhet në këtë përmbledhje.

KLSH konstaton se edhe në rastet kur nga autoritetet kanë rezultuar ujëra jo konform pas denoncimeve që mund të jenë bërë apo konstatimeve, hetimet nuk kanë qenë shteruese për të gjetur arsyen teksa nënvizohet se transporti me autobot i ujit mbetet jashtë mbikëqyrjeve.

Në raport nënvizohet se sipas të dhënave të Agjencisë së Menaxhimit të Burimeve Ujore deri në fund të vitit 2024 janë të regjistruara 52 leje përdorimi të burimeve ujore të miratuara për ujë të pijshëm të ambalazhuar të cilat u përkasin 41 subjekteve tregtarë.

Nga këto, 14 prej tyre janë me kontratë koncesioni që datojnë në vitet 2004 deri 2008 me afat vlefshmërie rreth 30 vite. Lejet/autorizimet e tjera kanë një afat vlefshmërie prej 5 vitesh sipas vendimeve të marra nga Këshillat e Baseneve Ujore përkatëse./Monitor

SHPËRNDAJE

Lexo edhe

SOCIALE

Me rëndësi

Ndiqni Piranjat kudo.

Investigime, denoncime dhe satirë — zëri që nuk hesht.