Editorial Emisione Investigime Aktualitet Sociale Politikë Kosova Bota Showbiz Lifestyle Sport
TË FUNDIT
VIDEO-Skandali/ Policia shoqëron gazetarin holandez që denoncoi 'Albania Files'. Aktivistes që i filmoi i h... Eisenkoti merr mandatin, Netanyahu kërkon qeveri të unitetit kombëtar/ Prapaskenat e negociatave në Izrael ... Afera 21 milionë euro/ Si po i shet “Ayen” në treg kilovatët që i takojnë shtetit Berisha: Përshëndes ata mijëra studentë dhe qytetarë që sot groposën në koshat e plehrave të Tiranës, dekre... Bashkia e Durrësit “shpik” një metodë të re për ngarkimin e mbeturinave nga kazanët Sherr tek Doganat/ Kush po tenton ta fshijë gjobën 5.1 mln euro të Salillarit Shpërndahen protestuesit nga bulevardi, pas ujit me presion nisin shoqërimet nga policia Rinia dhe qytetarët në këmbë kundër Ramës/ “Blindohet” Bulevardi, furgona policie qëndrojnë gati kundër pro... DOKUMENTI/ SPAK regjistron kallëzim penal për “Albanian Files” të Ramës, nis hetimi për resortet luksoze... Tensione para Kryeministrisë/ Protestuesit shkulin gurët e trotuarit dhe i hedhin drejt policisë Gjakftohtë/ Jetoi prej vitesh në Greqi si ‘fantazmë’, si u zbulua shqiptari i akuzuar për katër vrasje ... Zhdukja e përkthyeses kineze me pasaportë shqiptare/ Nga kasaforta me 100 mijë euro te hetimet në Shqipëri,...
SOCIALE

UNESCO propozon projekt të posaçëm për mbrojtjen e shkrimit me dorë, mësuesit: Fëmijët po humbasin identitetin

P
Piranjat13 January 2026, 15:14 · 2 min lexim
UNESCO propozon projekt të posaçëm për mbrojtjen e

UNESCO ka propozuar një projekt të posaçëm për mbrojtjen e shkrimit me dorë, i cili po rrezikohet gjithnjë e më shumë nga dominimi i shkrimit digjital dhe përdorimi masiv i tastierave dhe ekraneve.

Ekspertët theksojnë se shkrimi tradicional me dorë nuk është vetëm një aftësi e fituar, por një element thelbësor antropologjik në zhvillimin njerëzor. Megjithatë, me përhapjen e teknologjisë, kjo praktikë po zëvendësohet gradualisht nga shkrimi digjital, ndërsa mësimdhënia e bukurshkrimit ka humbur rëndësinë e saj në shumë sisteme arsimore.

Mësuesja e ciklit fillor, Mimoza Xhindi, shprehet se teknologjia ka ndikuar ndjeshëm në rënien e cilësisë së shkrimit te fëmijët.

“Ka humbur sensi i shkrimit të bukur. Dikur bënim diktim çdo ditë nga klasa e parë deri në të pestën. Sot fëmijët po humbasin sensin e formimit të duhur në shkollë. Mësuesit duhet të paktën 10 minuta në ditë t’u kushtojnë bukurshkrimit, sepse shkrimi tregon identitetin dhe kulturën njerëzore”, thotë ajo.

Sipas saj, projekti i UNESCO-s është një hap i domosdoshëm për ruajtjen e shkrimit me dorë, duke theksuar se teknologjia ofron informacion, por nuk e zëvendëson procesin e të menduarit dhe formimit përmes shkrimit tradicional.

Edhe mësuesja tjetër e ciklit fillor, Entela Bicja, nënvizon rëndësinë e shkrimit me dorë në procesin mësimor.

“Kur jap projekte, kërkoj që informacioni të përzgjidhet dhe të shkruhet me dorë. Kjo ndihmon që njohuritë të ruhen më gjatë në kujtesën e fëmijëve dhe zhvillon aftësitë motorike”, shprehet ajo.

Sipas mësuesve, shkrimi me dorë ka edhe një lidhje emocionale më të fortë krahasuar me shkrimin mekanik në tastierë, duke luajtur një rol të rëndësishëm në formimin intelektual dhe kulturor të fëmijëve.

SHPËRNDAJE

Lexo edhe

SOCIALE

Me rëndësi

Ndiqni Piranjat kudo.

Investigime, denoncime dhe satirë — zëri që nuk hesht.