Seanca plenare nën masa të forta sigurie/ Deputetët socialistë hyjnë në Kuvend, protestuesit thirrje: Poshtë qeveria
Pas pak pritet të nisë seanca plenare. Disa nga deputetët socialistë kanë hyrë në Kuvend. Ndërsa protestuesit kan&eum...
Pas pak pritet të nisë seanca plenare. Disa nga deputetët socialistë kanë hyrë në Kuvend. Ndërsa protestuesit kan&eum...
Rreth 10 efektivë janë vendosur në hyrje të parkingut të një qendre tregtare që ndodhet pranë Kuvendit. Mësohet s...
Detet e Mesdheut, dikur rrugë historike lundrimi, janë shndërruar në skenën e një eksperimenti social që, sipas kritikëv...
Megjithëse Shqipëria nuk ka një industri të zhvilluar në përmasat e ekonomive të mëdha europiane, ajo renditet ndë...
Masat e sigurisë janë shtuar ndjeshëm këtë të hënë përpara godinës së Kuvendit të Shqipëris&e...
Kuvendi i Shqipërisë zhvillon sot seancën plenare publike, me nisje në orën 10:00. Sipas rendit të ditës, deputetët d...
Një tjetër protestë është thirrur sot para Parlamentit, me thirrjen se qytetarët nuk ndihen më të përfaqësua...
Franca dhe Spanja po përballen me një nga valët më të rënda të zjarreve pyjore të viteve të fundit, ndërsa f...
Një zjarr i fuqishëm ka përfshirë mëngjesin e kësaj të hëne kodrën në hyrje të Ksamilit, duke shkaktuar...
Ditën e sot.e vendi ynë do të jetë në ndikim të masave ajrore të paqëndrueshme. Moti parashikohet me vranësira d...
Dy muaj pas vendimit të Bashkisë Kamëz për rritjen e çmimit të biletës së transportit urban, i shoqëruar me akuza për konflikt të hapur interesi, Autoriteti i Konkurrencës ka vendosur të nisë një hetim paraprak për këtë rast.
Institucioni bën me dije se hetimi është hapur pas ankesave të depozituara dhe shqetësimeve të bëra publike në media lidhur me rritjen e çmimeve të biletave dhe aboneve të transportit urban në Bashkinë Kamëz. Sipas Autoritetit të Konkurrencës, hetimi synon analizimin e kushteve të konkurrencës së lirë dhe efektive në tregun përkatës.
Fokusi i hetimit do të jetë kryesisht te linjat Kamëz–Tiranë–Kamëz dhe Paskuqan–Babrru–Tiranë, të cilat shërbejnë për një numër të madh qytetarësh çdo ditë. Nga dokumentacioni zyrtar i administruar rezulton se shoqëria SHPRESA – AL SHPK është i vetmi operator i licencuar për ofrimin e këtij shërbimi në këto linja, duke zotëruar një pozitë dominuese në treg, në kuptim të Ligjit “Për mbrojtjen e konkurrencës”.
Autoriteti i Konkurrencës thekson se nga vlerësimi paraprak nuk janë administruar analiza të plota ekonomike apo financiare që të provojnë se rritja e tarifave të biletave dhe aboneve mbështetet në rritje reale të kostove, është ekonomikisht e nevojshme dhe e justifikuar mbi baza objektive të tregut.
Hetimi paraprak do të shtrihet në periudhën nga 1 janari 2025 deri më 12 dhjetor 2025 dhe ka për qëllim vlerësimin nëse sjellja e ndërmarrjes SHPRESA – AL SHPK mund të përbëjë kufizim, shtrembërim ose pengim të konkurrencës, sipas parashikimeve të Ligjit nr. 9121/2003.
Kujtojmë se rritja e çmimit të biletës në linjën Kamëz–Tiranë nga 40 në 50 lekë, si dhe rritja e çmimit të abonesë mujore nga 1200 në 1400 lekë, është shoqëruar me dyshime serioze për konflikt interesi. Më herët, VNA ka publikuar dokumente që tregojnë se personat që kanë propozuar, mbështetur dhe votuar shtrenjtimin e tarifave janë njëkohësisht drejtues të kompanisë “Shpresa.al”, e cila përfiton drejtpërdrejt nga ky vendim.
Propozimi për rritjen e tarifave është bërë nga Dashnor Memaj, kryetar i Shoqatës së Transportit Urban dhe Ndërqytetës, i cili e ka justifikuar publikisht shtrenjtimin me rritjen e kostove të mirëmbajtjes dhe karburantit, si dhe mungesën e subvencioneve shtetërore. Megjithatë, të dhënat publike dhe informacionet e disponueshme tregojnë se Memaj mban edhe postin e drejtorit në kompaninë “Shpresa.al”, subjektin privat që operon linjat ku u aplikua rritja e çmimeve, duke e vendosur atë në një pozicion të drejtpërdrejtë përfitimi financiar.
Konflikti i interesit thellohet edhe më tej në Këshillin Bashkiak Kamëz, ku rezulton se disa këshilltarë që votuan pro rritjes së çmimit kanë lidhje direkte me kompaninë përfituese, përfshirë edhe administratorin e saj zyrtar. Situata është rënduar edhe nga fakti se mbledhja e Këshillit Bashkiak, e cila fillimisht ishte publikuar në rrjetet sociale, u fshi më pas, duke shtuar dyshimet për mungesë transparence në procesin vendimmarrës.
Ndërkohë, qytetarët e Kamzës kanë reaguar me protesta dhe pakënaqësi, duke e cilësuar vendimin si një barrë të padrejtë ekonomike dhe duke kërkuar hetim institucional për një vendimmarrje që, sipas tyre, ka cenuar hapur interesin publik.
Inflacioni bazë pësoi rënie në muajin nëntor, duke frenuar përkohësisht tendencën në rritje që kishte shfaqur ...
Banorët e tre fshatrave: Bardhaj, Pashtraj dhe Velagosht në ish-komunën Lumas, në bashkinë e Kuçovës, janë prej vitesh...
Që kur mësoi se shtëpia e tij pranë bulevardit “Epidamn” do të prishej për t’i hapur rrugë projektit TID ...
Ka një sërë këndvështrimesh mbi mënyrën se si rrjetet sociale ndikojnë shoqërinë tonë, si pozitivisht, as...
Agjencia për Media dhe Informim ju bën me dije vendimet e miratuara në mbledhjen e sotme të qeverisë datë 19.12.2025 •Paga b...
Kompanitë nënkontraktore që kanë punuar në fushën naftë mbajtëse Patos – Marinzë, e dhënë me konces...
Kuvendi miratoi sot në seancë plenare, me 75 vota pro, emërimin e Lantona Sados në detyrën e Drejtores së Përgjithshme të...
Një skenë jo e zakontë është parë në Vlorë, ku një qytetar ka kapur një peshkaqen dhe, pa u shqetësuar as...
Buxheti i Bashkisë së Tiranës për vitin 2026 kap vlerën e mbi 39 miliardë lekëve, ose afërsisht 400 milionë eurove,...
Pesë persona kanë përfunduar në spitalin e Klosit pasi janë kafshuar nga qen endacakë. Sipas burimeve spitalore, të lënd...