Editorial Emisione Investigime Aktualitet Sociale Politikë Kosova Bota Showbiz Lifestyle Sport
TË FUNDIT
VIDEO-Skandali/ Policia shoqëron gazetarin holandez që denoncoi 'Albania Files'. Aktivistes që i filmoi i h... Eisenkoti merr mandatin, Netanyahu kërkon qeveri të unitetit kombëtar/ Prapaskenat e negociatave në Izrael ... Afera 21 milionë euro/ Si po i shet “Ayen” në treg kilovatët që i takojnë shtetit Berisha: Përshëndes ata mijëra studentë dhe qytetarë që sot groposën në koshat e plehrave të Tiranës, dekre... Bashkia e Durrësit “shpik” një metodë të re për ngarkimin e mbeturinave nga kazanët Sherr tek Doganat/ Kush po tenton ta fshijë gjobën 5.1 mln euro të Salillarit Shpërndahen protestuesit nga bulevardi, pas ujit me presion nisin shoqërimet nga policia Rinia dhe qytetarët në këmbë kundër Ramës/ “Blindohet” Bulevardi, furgona policie qëndrojnë gati kundër pro... DOKUMENTI/ SPAK regjistron kallëzim penal për “Albanian Files” të Ramës, nis hetimi për resortet luksoze... Tensione para Kryeministrisë/ Protestuesit shkulin gurët e trotuarit dhe i hedhin drejt policisë Gjakftohtë/ Jetoi prej vitesh në Greqi si ‘fantazmë’, si u zbulua shqiptari i akuzuar për katër vrasje ... Zhdukja e përkthyeses kineze me pasaportë shqiptare/ Nga kasaforta me 100 mijë euro te hetimet në Shqipëri,...
SOCIALE

Veshjet e Gabit dalin nga moda, bien importet

P
Piranjat 2 January 2026, 14:50 · 4 min lexim
Veshjet e Gabit dalin nga moda, bien importet

Nga një treg që në vitet 2015-2016 gjeneronte importe me vlerë deri në 20 milionë euro, në pesë vitet e fundit, importet e veshjeve të përdorura nuk arrijnë më shumë se 10 milionë euro. Të dhënat zyrtare të Doganave tregojnë  tkurrje të këtij tregu ndër vite, pavarësisht se në terren vërehet shtim i dyqaneve të vogla për veshje të përdorura. Në periudhën janar-gusht 2025, sasia e importit të veshjeve të përdorura arriti rreth 4,630 tonë, duke shënuar rënie me 4% krahasuar me të njëjtën periudhë të vitit paraardhës. Në terma vlerash, importet për janar-gusht 2025 ishin 4.9 milionë euro, ose 5% më pak se në janar-gusht 2024.

Në vitin 2020, importet e veshjeve të përdorura ranë në vlerën më të ulët për periudhën 2020-2024, në 8.6 milionë euro, si pasojë e kufizimeve të pandemisë Covid-19. Pas këtij viti, importet u rritën dhe në 2021 arritën në 10.5 milionë euro, ose 22% më shumë se në 2020. Megjithatë, tendenca në vitet pasuese ishte në rënie, dhe në 2024 vlera e importeve u ul sërish në 8.6 milionë euro, apo 7% më pak krahasuar me 2023.

Në Tiranë, janë të shumta dyqanet që tregtojnë veshje të përdorura, të njohura ndryshe si “veshjet e Gabit”. Ky treg ka pësuar transformim vitet e fundit duke kaluar nga tregtimi në tezgë në tregtimin në ambiente dyqanesh ku produktet ekspozohen më mirë.

Shtimi i dyqaneve të vogla është nxitur nga leverdishmëria e biznesit, ku veshjet e kategorisë së parë ose “të dorës së parë” blihen me çmime prej rreth 1,000 lekësh për kilogram, ndërsa ato të kategorisë së dytë, me çmime nga 650 deri në 700 lekë për kilogram. Çdo copë tregtohet në pakicë me çmime mbi 2,000 lekë.

Zamira Rreshka, njohëse e tregtimit të veshjeve të përdorura, e pranishme në treg prej 15 vitesh me dyqan në Tiranë, thotë se një tjetër arsye e rritjes së numrit të dyqaneve është se ky biznes kërkon investim fillestar relativisht të ulët, nga 100 deri në 200 mijë lekë për ngritjen e tezgave dhe furnizimin me mall.

Ajo e lidh me dy faktorë kryesorë tkurrjen e kërkesës për këto veshje: cilësinë e ulët të mallrave në dengjet për tregun e “Gabit”, ku gjithnjë e më pak gjenden veshje firmato, si dhe rritjen e blerjeve online, sidomos nga vajzat e reja.

“Në furnizimet e dengjeve që bëjmë, gjejmë gjithnjë e më pak veshje firmato, të cilat më parë nxitnin njerëzit të blinin veshje të përdorura. Për shembull, në një deng mund të ketë vetëm 1-2 copë veshje markash të shtrenjta. Xhupat po preferohen gjithnjë e më shumë të blihen firmato, ndërsa markat kryesore nuk parapëlqehen për veshjet e përdorura. Në furnizimet tona nuk kemi xhupa firmato, ndaj edhe kërkesa për këtë kategori ka rënë shumë. Në përgjithësi, kërkesa për veshje të përdorura është ulur, pasi vajzat e reja zgjedhin të blejnë online. Kategoria që blen më shumë veshje të përdorura janë gratë e punësuara në profesione si mësuese, infermiere dhe mjeke”, shpjegon Zamira./Monitor.al

SHPËRNDAJE

Lexo edhe

SOCIALE

Me rëndësi

Ndiqni Piranjat kudo.

Investigime, denoncime dhe satirë — zëri që nuk hesht.