VIDEO/ 45-vjeçari u gjet i vdekur në kangjella, flasin banorët: Ishte i divorcuar në Itali, konsumonte alkool
Pasi 45-vjeçari Eduard Çarçani u gjet i vdekur në kangjellat e një banese në fshatin Plasë së Maliqit, detaje të reja dalin në dritë. Viktima jetonte më shumë në Itali dhe kthehej herë pas here në fshat ku kishte nënën pas divorcin me bashkëshorten. Banorët thonë se ai konsumonte alkool, ndërsa banesa ku u gjet i vdekur ishte e pabanuar. Pronari e kishte lënë banesën nën kujdesin e një të afërmi.
“Ne tani e morëm vesh. Ishte djalë i mirë, në hallet e veta. Ai nuk merrej me gjë. Pinte raki, ikte xhiro.”, tha një banor.
Një tjetër banor tha se; “Ai jetonte më shumë në Itali nuk jetonte këtu. Pak kohë ka që ka ardhur, kishte problemet e tija. Pinte shumë. Jetonte prej shumë vitesh në Itali, me të ëmën, motrën, dajet.
Shtëpia që u gjend i varur është i Fejim Agollit, nuk ka njeri atje, e mirëmban i kunati. Shtëpia është e pabanuar nuk ka njeri.”.
Lexo edhe
SOCIALE
Rrëfimi i djalit që u kthye në "vajzë": 89 ditët e tmerrit kur më futën në dhomë me orgji djemsh! Më detyruan të vesh fustan, taka dhe pa...

OKI i dëmshëm për shëndetin e zemrës/ Ja rreziqet e tjera që sjell përdorimi i tij

27-vjeçari u arrestua nga policia për sherrin në këshillin bashkiak, banorët e fshatit shkojnë në komisariat

Kriza e mbetjeve në Elbasan, zjarr, plehra dhe korrupsion

Propaganda e Ramës me 1 miliard € për shëndetësinë në 2026, faktet tregojnë një tjetër panoramë






