Editorial Emisione Investigime Aktualitet Sociale Politikë Kosova Bota Showbiz Lifestyle Sport
TË FUNDIT
VIDEO-Skandali/ Policia shoqëron gazetarin holandez që denoncoi 'Albania Files'. Aktivistes që i filmoi i h... Eisenkoti merr mandatin, Netanyahu kërkon qeveri të unitetit kombëtar/ Prapaskenat e negociatave në Izrael ... Afera 21 milionë euro/ Si po i shet “Ayen” në treg kilovatët që i takojnë shtetit Berisha: Përshëndes ata mijëra studentë dhe qytetarë që sot groposën në koshat e plehrave të Tiranës, dekre... Bashkia e Durrësit “shpik” një metodë të re për ngarkimin e mbeturinave nga kazanët Sherr tek Doganat/ Kush po tenton ta fshijë gjobën 5.1 mln euro të Salillarit Shpërndahen protestuesit nga bulevardi, pas ujit me presion nisin shoqërimet nga policia Rinia dhe qytetarët në këmbë kundër Ramës/ “Blindohet” Bulevardi, furgona policie qëndrojnë gati kundër pro... DOKUMENTI/ SPAK regjistron kallëzim penal për “Albanian Files” të Ramës, nis hetimi për resortet luksoze... Tensione para Kryeministrisë/ Protestuesit shkulin gurët e trotuarit dhe i hedhin drejt policisë Gjakftohtë/ Jetoi prej vitesh në Greqi si ‘fantazmë’, si u zbulua shqiptari i akuzuar për katër vrasje ... Zhdukja e përkthyeses kineze me pasaportë shqiptare/ Nga kasaforta me 100 mijë euro te hetimet në Shqipëri,...
SOCIALE

Viti 2026 nis me stuhi dimërore/ Sinoptikania tregon parashikimin e motit për ditët në vijim

P
Piranjat31 December 2025, 20:01 · 4 min lexim
Viti 2026 nis me stuhi dimërore/ Sinoptikania tregon parashikimin e motit

Pas një dhjetori të pazakontë, thuajse pa reshje dhe me mungesë dëbore edhe në zonat e thella malore, janari pritet që të vijë krejt ndryshe.

Sinoptikania Lajda Porja tha se ditët në vijim do të shoqërohen fillimisht nga temperatura shumë të ulëta dhe mot i kthjellët, si pasojë e një mase ajrore të ftohtë që vjen nga Poli i Veriut.

“Nuk ka reshje dëbore edhe zonat e thella kanë pasur shumë pak në një episod të shkuar, duke qenë se dhjetori ishte një muaj shumë i thatë, pa reshje. Kemi pasur dy episode me reshje të papërfillshme, ose shumë të pakta. Parashikohet që sot edhe nesër moti të jetë i kthjellët pa reshje dhe shumë i ftohtë. Është masë që vjen nga Poli i Veriut dhe po përpiqet që të depërtojë dhe të qëndrojë në Ballkan, është futur tashmë.

Nuk do të qëndrojë shumë gjatë, por do të kthehet shumë shpejt. Me pak fjalë sot edhe nesër do të kemi temperatura shumë të ulëta në të gjithë territorin. Ka edhe një shtim të lagështirës. Tirana i është afruar sot temperaturave 0 gradë, sonte gjatë natës temperaturat do shkojnë -8 dhe -9 në zonat malore, në Korçë temperaturat do shkojnë në -6.

Më pas kemi një ndryshim total në datën 2 janar,  futet një sistem që sjell reshje të pakta, kryesisht dëborë dhe reshje akoma më të forta në datat 4 dhe 5. Në datën 2 rikthehet dëbora në të gjithë zonën malore, do të afrohet dëbora në qarkun e Shkodrës, në Krujë dhe në Elbasan. Zbret dëbora deri në zonat e ulëta, por duke qenë se reshjet janë në sasi të ulëta. Më pas në datat 4 dhe 5 do të ketë reshje shiu me intensitet të lartë, do të jenë kryesisht reshje shiu pasi rriten temperaturat. Dita e diel dhe e hënë do të ketë erë shumë të fortë, Ultësira Perëndimore do të ketë edhe rrebeshe shiu.”, tha ajo.

Sa i takon muajit janar, Porja tha se do të jetë me një mot të paqëndrueshmë, ku do të ketë temperatura ekstreme të të ftohtit, reshje shiu dhe dëbore, erë të fortë dhe shumë pak ditë me diell.

“Parashikohet deri në datën 15 janar moti të jetë shumë i paqëndrueshëm, pritet të ketë shi, erë dhe dëborë. Janari do të jetë një muaj i ftohtë, një muaj tipik dimri ndryshe nga dhjetori. Parashikohet që reshjet të jenë shumë më prezente. Do të jetë i pasur dhe mjaft i bollshëm edhe me reshje shiu, por edhe reshje dëbore. Gjatë kësaj kohe, do të ketë ndonjë ditë që do të ketë ndërprerje të reshjeve, pak diell. Pothuajse 15 ditëshi i parë i janarit do të jetë i paqëndrueshëm. Në datën 7 do të depërtojnë përsëri një masë e ftohtë, e cila do të qëndrojë pak më gjatë dhe do të sjellë sërish temperatura të ulëta. Janari do të jetë muaji më i ftohtë i dimrit.”, pohoi ajo.

SHPËRNDAJE

Lexo edhe

SOCIALE

Me rëndësi

Ndiqni Piranjat kudo.

Investigime, denoncime dhe satirë — zëri që nuk hesht.