Editorial Emisione Investigime Aktualitet Sociale Politikë Kosova Bota Showbiz Lifestyle Sport
TË FUNDIT
VIDEO-Skandali/ Policia shoqëron gazetarin holandez që denoncoi 'Albania Files'. Aktivistes që i filmoi i h... Eisenkoti merr mandatin, Netanyahu kërkon qeveri të unitetit kombëtar/ Prapaskenat e negociatave në Izrael ... Afera 21 milionë euro/ Si po i shet “Ayen” në treg kilovatët që i takojnë shtetit Berisha: Përshëndes ata mijëra studentë dhe qytetarë që sot groposën në koshat e plehrave të Tiranës, dekre... Bashkia e Durrësit “shpik” një metodë të re për ngarkimin e mbeturinave nga kazanët Sherr tek Doganat/ Kush po tenton ta fshijë gjobën 5.1 mln euro të Salillarit Shpërndahen protestuesit nga bulevardi, pas ujit me presion nisin shoqërimet nga policia Rinia dhe qytetarët në këmbë kundër Ramës/ “Blindohet” Bulevardi, furgona policie qëndrojnë gati kundër pro... DOKUMENTI/ SPAK regjistron kallëzim penal për “Albanian Files” të Ramës, nis hetimi për resortet luksoze... Tensione para Kryeministrisë/ Protestuesit shkulin gurët e trotuarit dhe i hedhin drejt policisë Gjakftohtë/ Jetoi prej vitesh në Greqi si ‘fantazmë’, si u zbulua shqiptari i akuzuar për katër vrasje ... Zhdukja e përkthyeses kineze me pasaportë shqiptare/ Nga kasaforta me 100 mijë euro te hetimet në Shqipëri,...
SOCIALE

Vlora tre ditë pa ujë! Sa kohë i duhet qeverisë për një tubacion?

P
Piranjat28 December 2025, 12:06 · 3 min lexim
Vlora tre ditë pa ujë! Sa kohë i duhet qeverisë për

Qyteti i Vlorës, po përballet prej tre ditësh, me mungesë të furnizimit me ujë të pijshëm, duke ndikuar drejtpërdrejt në jetën e përditshme të qytetarëve dhe funksionet jetike të tyre.

Sipas raportimeve, situata ka ardhur si pasojë e dëmtimit të një tubacioni kryesor të ujësjellësit, ndërkohë që riparimi i defektit ka zgjatur më tepër sesa pritej.

Një nga aspektet më shqetësuese të kësaj situate është ndikimi në spitalet dhe institucionet shëndetësore të qytetit. Mungesa e furnizimit të qëndrueshëm me ujë ka krijuar vështirësi serioze në garantimin e kushteve higjieno-sanitare dhe funksionimin normal të shërbimeve mjekësore për pacientët.

Sipas raportimeve, spitali i qytetit është duke u furnizuar me ujë nga autobotet e zjarrfikësve, por këto të fundit nuk mund të zgjasin shumë gjatë.

Ndërprerja e ujit ka ndikuar edhe në qindra familje, të cilat janë detyruar të përballen me mungesë të një shërbimi bazë. Kjo situatë ka krijuar vështirësi të konsiderueshme për higjienën, gatimin dhe nevojat elementare të përditshme, duke rënduar veçanërisht familjet me fëmijë, të moshuarit dhe personat me probleme shëndetësore.

Qytetarët janë shprehur të shqetësuar se nuk kryejnë dot nevojat jetike, teksa kanë akuzuar shtetin për neglizhencë.

Ata ngrenë alarmin se mund të shpërthejë ndonjë epidemi, pasi dhjetëra shtëpi nuk kanë as ujë të pijshëm as rezerva në depozitat e tyre.

“Rast shumë emergjent dhe shqetësues. Vlora ka 3 ditë pa ujë. U qelbëm, jemi në prag epidemie, është bërë m*ti mullar. Nuk e dimë cfarë problem ka, po dh**sin njerëzit poshtë pallateve”, është shprehur një banor për mediat.

Përgjegjësia institucionale dhe mos reagimi qeveritar

Zgjatja e riparimit të defektit në tubacionin kryesor të këtij qyteti ka ngritur pikëpyetje mbi gjendjen e infrastrukturës së ujësjellësit dhe mbi kapacitetet e institucioneve përgjegjëse në raste emergjente.

Në një kohë kur qeveria Rama synon të fusë Shqipërinë në BE, duket se nuk siguron as kushtet minimale për qytetarët, atë të furnizimit me ujë të pijshëm.

Edhe pse kanë kaluar më shumë se 48 orë, as qeveria dhe as institucionet përkatëse, nuk kanë marrë përgjegjësi për menaxhimin e situates apo për sqarimin e shkaqeve të vonesës.

Edhe pse furnizimi i vazhdueshëm me ujë të pijshëm është një detyrim institucional dhe një standard bazë për mirëqenien e qytetarëve, shteti ka marrë pushimet duke lënë qytetarët në mëshirë të fatit dhe duke mos dhënë asnjë afat se sa do të zgjasë ky hall madhor që i ka zënë qytetarët në prag festash.

 

 

SHPËRNDAJE

Lexo edhe

SOCIALE

Me rëndësi

Ndiqni Piranjat kudo.

Investigime, denoncime dhe satirë — zëri që nuk hesht.