Editorial Emisione Investigime Aktualitet Sociale Politikë Kosova Bota Showbiz Lifestyle Sport
TË FUNDIT
25 vite punë, pa paga dhe pa sigurime/ 50 punonjësit e NEFER në Shkodër kërkojnë drejtësi Aksident me pasojë vdekjen në një minierë në Martanesh Lule, premtime dhe dhunë! Historia e Anxhelës, nga dashuria e adoleshencës te medikamentet e fshehura në pi... Nuk e lejuan të bënte grafi për këmbën e thyer, rëndohet situata shëndetësore e Veliajt Aksident në autostradën Rrogozhinë-Lushnjë, furgoni përplaset me dy automjete Fëmijët e një kopshti në Vlorë përfundojnë në pediatri, dyshohet se janë helmuar, deri më tani 7 raste në s... Landfilli i Bushatit/ 13 punonjës në listëpagesa, por jo në vendin e punës Horoskopi, 7 nëntor/ Zbuloni çfarë parashikojnë yjet për secilën shenjë Kthjellime dhe vranësira kalimtare/ Moti për ditën e sotme Lule, premtime dhe dhunë/ Historia e Anxhelës, nga dashuria te medikamentet në pije Kush na e uli kokën Fabrika në Shkodër hedh 50 punonjës në rrugë! Pronari italian nuk hap telefonin
SPORT

12 deri në 15 milionë euro, Interi nxjerr në shitje Kristjan Asllanin

P
Piranjat 3 July 2026, 17:32 · 1 min lexim
12 deri në 15 milionë euro, Interi nxjerr në shitje Kristjan

E ardhmja e Kristjan Asllanit te Interi duket gjithnjë e më larg. Sipas mediave italiane, mesfushori i Kombëtares shqiptare është një nga futbollistët që pritet të largohet gjatë merkatos së verës, pasi klubi zikaltër synon të krijojë hapësira në organikë dhe të sigurojë të ardhura nga shitja e lojtarëve që nuk bëjnë më pjesë në projektin teknik.

Në listën e largimeve figuron edhe mbrojtësi francez Benjamin Pavard. Për të dy futbollistët, agjenti Federico Pastorello ka zhvilluar një takim në selinë e Interit, ku ka marrë detyrën për të gjetur oferta konkrete për transferimin e tyre.

Sipas raportimeve, Interi e vlerëson kartonin e Kristjan Asllanit me 12 deri në 15 milionë euro, shifër e njëjtë edhe për Pavardin.

Interesimi më i madh për momentin vjen nga jashtë Italisë, ndërsa klubet e Arabisë Saudite po shfaqen si një alternativë gjithnjë e më konkrete për transferimin e mesfushorit shqiptar.

Megjithatë, e ardhmja e Asllanit mbetet ende e hapur. Sipas mediave italiane, java e ardhshme pritet të jetë vendimtare për të përcaktuar destinacionin e tij të ri dhe për të kuptuar nëse 23-vjeçari do t'i japë fund aventurës me fanellën e Interit.

SHPËRNDAJE

Lexo edhe

SPORT

Me rëndësi

Ndiqni Piranjat kudo.

Investigime, denoncime dhe satirë — zëri që nuk hesht.