5 mijë euro vetëm për letra higjienike, kontrata e çmendur e Salah. Ja rroga marramendëse që do të ketë

Transferimi i Mohamed Salah te Trabzonspor duket se nuk është thjesht një goditje e madhe sportive, por edhe një nga kontratat më të pazakonta të raportuara ndonjëherë në futboll.
Sipas shifrave që po qarkullojnë, Salah do të përfitojë 30 milionë euro në sezon, ndërsa në momentin e firmës do të marrë edhe 20 milionë euro bonus. Agjenti i tij parashikohet të përfitojë 14 milionë euro.
Por ajo që e ka bërë marrëveshjen virale janë kushtet shtesë. Raportohet se në paketë përfshihen dy vila luksoze, një në Dubai dhe një në Uzungöl, ndërsa makina luksoze BMW parashikohen për babain, nënën, një prej motrave ose vëllezërve dhe bashkëshorten e Salah.
Klubi thuhet se do të mbulojë edhe shkollimin privat të fëmijëve, ndërsa detajet më pikante janë ato për shpenzimet familjare: 10 mijë euro në muaj për parukieren e bashkëshortes, 20 mijë euro për ushqimet dhe furnizimet e shtëpisë dhe, më e pabesueshmja, 5 mijë euro në muaj vetëm për letra higjienike.
Nëse këto shifra konfirmohen, Salah nuk do të ketë thjesht një kontratë multimilionëshe në Trabzon, por një paketë që përfshin pothuajse çdo detaj të jetës së tij private.
Lexo edhe
SPORT
Transferimi i madh i Liverpoolit pritet të kryejë të dielën testet mjekësore

Revolucioni i Ançelotit për Botërorin 2030/ 10 talentet që pritet të udhëheqin Brazilin

Arsenal nënshkruan me Bruno Guimaraes për 88 milionë euro

Ndërron jetë në moshën 68-vjeçare babai i Lionel Messit

Presidentja e Futbollit Norvegjez kërkon largimin e Infantinos: Nuk ka kthim pas për FIFA-n

Në qendër të akuzave të reja/ Pretendime për pagesa të dyshimta dhe favorizime ndaj Infantino-s

Chelsea vendos çmimin për Pedro Neton/ Man City interesohet për sulmuesin

Kayserispor zyrtarizon goditjen e dyfishtë shqiptare, afron Hasanin dhe Seferin





