6 mandate në krye të FSHF-së/ Armand Duka tërheq mbështetjen për Infantinon për “çështje integriteti”

Federata Shqiptare e Futbollit ka vendosur të tërheqë mbështetjen e saj për kandidaturën e Gianni Infantinos për një mandat të ri katërvjeçar në krye të FIFA-s.
Përmes një letre zyrtare drejtuar sekretarit të Përgjithshëm të FIFA-s, Mattias Grafström, FSHF ka njoftuar revokimin e mbështetjes së dhënë më parë për kandidaturën e presidentit aktual të organizatës botërore të futbollit.
Vendimi është marrë pas konsultimeve të mëtejshme të brendshme dhe një shqyrtimi të situatës, siç theksohet në letrën e firmosur nga presidenti i FSHF-së, Armand Duka.
“Pas konsultimeve të mëtejshme të brendshme dhe një shqyrtimi të kujdesshëm të situatës, Federata Shqiptare e Futbollit ka vendosur të tërheqë mbështetjen e dhënë më parë për kandidaturën e z. Infantino”, thuhet në njoftimin e FSHF-së.
Federata shqiptare e lidh këtë vendim me zhvillimet e fundit në futbollin ndërkombëtar dhe me qëndrimet e shprehura nga federatat europiane lidhur me proceset e qeverisjes së FIFA-s.
Në deklaratën e saj, FSHF thekson gjithashtu se mbetet e angazhuar për të bashkëpunuar ngushtë me UEFA-n dhe partnerët e saj ndërkombëtarë, me synimin për të mbështetur një qeverisje të futbollit të bazuar në transparencë, integritet dhe interesin më të mirë të lojës.
Tërheqja e mbështetjes nga Shqipëria vjen në një moment kur drejtimi i Gianni Infantinos po përballet me kritika dhe qëndrime të forta nga brenda futbollit europian, duke e bërë garën për presidencën e FIFA-s gjithnjë e më të debatueshme.
Është paradoksale sesi Duka flet për integritet për UEFA, ku vetë ai ka mbi 25 vite në krye të FSHF, me procese zgjedhore të manipuluara.
Për më tepër mbi Dukën ngrihet një mal me akuza për shitje ndeshjesh, me denoncime për abuzimet me biletat, trukime e lloj-lloj shkeljesh.
Lexo edhe
SPORT
Revolucion total te Chelsea, këta janë 11 lojtarët që pritet të largohen

Kombëtarja e Golfit Shqiptar triumfon në Maltë. Përfaqësuesit: Kërkojmë mbështetje, nuk kemi fusha

Bayern-i vendos: Michael Olise është i pashitshëm

Femrat afgane rikthehen në fushë! Futbollistet luajnë sërish pas pesë vitesh mërgim

Galatasaray në sulm për Leaon! Milani refuzon ofertën prej 30 milionë eurosh plus bonuse





