Editorial Emisione Investigime Aktualitet Sociale Politikë Kosova Bota Showbiz Lifestyle Sport
TË FUNDIT
BIRN: Gazetarët përballen me dhunë dhe abuzime policore gjatë protestave në Shqipëri Nuk mori pjesë në seancë, Gjykata e Posaçme e Apelit jep nesër vendimin për Vlora Hysenin Trump u bën thirrje amerikanëve: Duhet ta mbajmë Amerikën të madhe. Sulmon edhe kandidatin demokrat në Mich... Protestuesit mblidhen para Ministrisë së Arsimit, bllokohet qarkullimi në Rrugën e Durrësit Buxheti 2027, Prokuroria e Përgjithshme kërkon dy punonjës IT dhe zgjidhje për mungesën e ambienteve Përplasja Rama-Veliaj/ Lubonja: Si në kohën e Enver Hoxhës! Mund të bëhet edhe më i rrezikshëm Prej disa orësh marshojnë në rrugët e Tiranës, studentet protestë te Ministria e Arsimit Aksident në autostradën Rrogozhinë-Lushnjë, Benz-i godet kamionçinën nga pas, një pasagjer i plagosur Ishte në intubim te “Trauma”, ndërron jetë avokati Saimir Vishaj Studentët rrëzuan Vuçiçin pas 12 vitesh në pushtet/ Gazetarja i kujton editorialin me ish-presidentin serb,... Avokati i Vlora Hysenit paraqitet në GJKKO, ish-drejtuesja e SHISH refuzon të marrë pjesë në seancë Kërcënimet ndaj Veliajt/ Berisha: Rama ka frikë se humbet Tiranën, opozita duhet të bashkohet me kandidatë ...
SPORT

“Ai është në Madrid” Jose Mourinho zgjedh fituesin e Topit të Artë

P
Piranjat30 August 2026, 18:29 · 3 min lexim
“Ai është në Madrid” Jose Mourinho zgjedh fituesin e

“Lojtari më i mirë në botë nuk ka pse të jetë futbollist i Paris Saint-Germain, apo pjesë e kombëtares spanjolle”. Kështu ka deklaruar trajneri Zhose Murinjo kur është pyetur për garën e Topit të Artë. Sipas tij, futbollisti që e meriton këtë çmim është lojtar i Real Madrid dhe ka shkruar historinë këtë verë.

Jose Mourinho ka bërë një deklaratë të fortë për garën e këtij viti për Topin e Artë, duke dhënë një sinjal të qartë se i preferuari i tij luan pikërisht te Real Madridi.

Trajneri portugez nuk përmendi drejtpërdrejt emrin e lojtarit, por tha se disa prej futbollistëve më të mirë në botë janë në Madrid dhe se njëri prej tyre “ka bërë histori këtë verë”.

Referenca ishte e qartë për Kylian Mbappé, i cili në botëror u bë golashënuesi më i mirë në historinë e Kupës së Botës. Francezi vjen gjithashtu pas një performance spektakolare me Realin, duke shënuar tre gola në fitoren 4-1 ndaj Real Sociedad.

Mourinho theksoi se Topi i Artë nuk duhet t’i jepet automatikisht një lojtari vetëm sepse ka fituar Champions League apo Kupën e Botës. Sipas tij, çmimi duhet të vlerësojë futbollistin më të mirë në aspektin individual dhe atë që lë një trashëgimi të paharrueshme.

"Lojtari më i mirë në botë nuk ka pse të jetë futbollist i Paris Saint-Germain, apo pjesë e kombëtares spanjolle.është një çështje krejt tjetër Këtu janë dy, tre ose katër nga lojtarët më të mirë në botë, dhe ne i dimë se kush janë ata.. Ne e dimë se është dikush këtu që ka bërë histori këtë verë''

Në Madrid, portugezi ka luksin të ketë në dispozicion një skuadër me shumë alternativa. Megjithatë Mesazhi i Mourinhos ishte i qartë: për të, Topi i Artë duhet të jetë në Madrid dhe sinjalet e tij të çojnë te një emër Kylian Mbappe. 

SHPËRNDAJE

Lexo edhe

SPORT

Nga kategoritë e tjera

Ndiqni Piranjat kudo.

Investigime, denoncime dhe satirë — zëri që nuk hesht.