Angli-Argjentinë, polemika për arbitrin/ Mediat angleze: Messi mori gjyqtarin që donte. Ngrihen dyshime për favorizim

Emërimi i arbitrit Ismail Elfath për të drejtuar sfidën mes Anglisë dhe Argjentinës ka hapur debat në mediat britanike vetëm pak para ndeshjes. Gazeta Daily Mail ka ngritur dyshime për favorizim ndaj Lionel Messit, duke e lidhur përzgjedhjen e arbitrit me eksperiencën e tij në kampionatin amerikan MLS.
Sipas raportimit, Elfath, arbitër me origjinë marokene që përfaqëson Shtetet e Bashkuara, gjykon rregullisht ndeshje në MLS, ku aktivizohet Lionel Messi me Inter Miami.
Kjo ka nxitur komente në Angli, ku disa media kanë shkruar se “Messi mori gjyqtarin që donte”.
Ismail Elfath do të drejtojë për herë të parë një ndeshje të këtij niveli mes dy kombëtareve. Në të njëjtën kohë, mediat angleze sjellin në vëmendje edhe një statistikë: Inter Miami i Messit ka fituar të katër ndeshjet e arbitruara prej tij.
Kjo statistikë është përdorur për të ushqyer dyshimet dhe teoritë e favorizimit, edhe pse nuk paraqet prova për ndikim në vendimmarrje. Debati ka shtuar vëmendjen ndaj arbitrimit, ndërsa Anglia përgatitet për një nga përballjet më të rëndësishme ndaj Argjentinës.
Lexo edhe
SPORT
Yamal sfidon Francën: Për ditëlindje dua fitoren dhe biletën për në finalen e Botërorit

Kupa e Botës/ Rekordet që Scaloni, Deschamps, Tuchel dhe De la Fuente po ndjekin

“Urime Anglisë… dhe arbitrit”, tifozja norvegjeze ironizon gjykimin pas eliminimit nga Botërori

David Beckham, ylli i Botërorit 2026 në SHBA: Nga legjenda e Anglisë te ikona e marketingut amerikan

Tragjedi në basketbollin amerikan, ish-lojtari Keanu Rochford vr*tet me armë gjatë një turneu në Harlem

Ja pesë arsye pse Spanja mund ta mposhtë Francën…

Botërori si ilaç për shpirtin? DW: Futbolli i bashkon njerëzit

Francë- Spanjë: Sfida e dy perandorive!





