Editorial Emisione Investigime Aktualitet Sociale Politikë Kosova Bota Showbiz Lifestyle Sport
TË FUNDIT
Horoskopi, 7 nëntor/ Zbuloni çfarë parashikojnë yjet për secilën shenjë Kthjellime dhe vranësira kalimtare/ Moti për ditën e sotme Lule, premtime dhe dhunë/ Historia e Anxhelës, nga dashuria te medikamentet në pije Kush na e uli kokën Fabrika në Shkodër hedh 50 punonjës në rrugë! Pronari italian nuk hap telefonin 7 mijë dollarë borxh me noter, mikesha zhduket dhe i bën bllok pogradecarit Skaneri final i dyshes Rama-Veliaj Landfilli i Bushatit: Administratë fantazmë që ha taksat e qytetarëve E rëndë/ Djali qëllon prindërit në Manzë të Durrësit! “U shtang” pas ndalimit nga policia, 22-vjeçari shqiptar kapet me 6 kg kokainë. Ja si e kishte fshehur bren... “Rama jep dorëheqjen”/ Nis grumbullimi i protestuesve para Kryeministrisë Misioni monitorues italian: Qendrat e emigrantëve në Shqipëri duhet të mbyllen
SPORT

Anglia e Tuchel u eliminua, vijon ‘mallkimi’, asnjë trajner i huaj nuk e ka fituar Botërorin

P
Piranjat17 July 2026, 08:27 · 2 min lexim
Anglia e Tuchel u eliminua, vijon ‘mallkimi’, asnjë trajner i

‘Mallkimi’ i trajnerëve të huaj në kampionatet botërore vijon. Me humbjen e Anglisë së Thomas Tuchel ashtu sikurse edhe në 22 edicionet e mëparshme, as në këtë edicion të Kupës së Botës nuk do të triumfojë një trajner i huaj kombëtareje.

Italia e Lippit, Gjermania e Loew, Franca e Deschamps dhe jo vetëm, ka një karakteristikë që i bashkon të 22 skuadrat që kanë triumfuar në kampionatet botërore; të gjitha janë drejtuar nga trajnerët e vendeve të tyre respektive. Asnjë trajner i huaj kombëtareje nuk ka fituarnë një kupë bote dhe pas eliminimit të Anglisë së gjermanit Thomas Tuchel, ky ‘mallkim’ është i destinuar të vazhdojë të paktën deri në vitin 2030. Në finale të këtij viti në fakt do të jenë Spanja dhe Argjentina të drejtyuar nga Luis De La Fuente dhe Lionel Scaloni.

Në këtë edicion të Kupës së Botës kanë qenë disa trajnerë të huaj, përveç Tuchel kanë qenë Montella (Turqia), Ancelotti (Brazili) dhe Cannavaro (Uzbekistani) e deri te Pochettino (SHBA), Lopetegui (Katari), Potter (Suedia) dhe Garcia (Belgjika).

Gjysmëfinalja e arritur nga Anglia e Tuchel është një rezultat i mirë, por gjermani nuk hyn te trajnerët e huaja më të mirë në historinë e botërorëve. Vetëm dy trajnerë të huaj kombëtaresh kanë arritur në finale; George Raynor me Suedinë në 1958, që u mund nga Brazili i Pelé, dhe Ernst Happel me Holandën në 1978, që u mund nga Argjentina

Të gjithë trajnerët që kanë fituar një botëror:

2022: Argjentina, Scaloni (Puyato, Argjentinë)

2018: Francia, Deschamps (Bayonne, Francë)

2014: Germania, Loew (Schönau im Schwarzwald, Gjermani)

2010: Spagna, del Bosque (Salamanca, Spanjë)

2006: Italia, Lippi (Viareggio, Itali)

2002: Brasile, Scolari (Passo Fundo, Brazil)

1998: Francia, Jacquet (Sail-sous-Couzan, Francë)

1994: Brasile, Parreira (Rio de Janeiro, Brazil)

1990: Germania, Beckenbauer (Mynih, Gjermani)

1986: Argentina, Bilardo (La Paternal, Argjentinë)

1982: Italia, Bearzot (Aiello del Friuli, Itali)

1978: Argentina, Menotti (Rosario, Argjentinë)

1974: Germania, Schon (Dresden, Gjermani)

1970: Brasile, Zagallo (Maceió, Brazil)

1966: Inghilterra, Ramsey (Dagenham, Angli)

1962: Brasile, Moreira (Miracema, Brazil)

1958: Brasile, Feola (San Paolo, Brazil)

1954: Germania, Herberger (Mannheim, Gjermani)

1950: Uruguay, Lopez (Montevideo, Uruguaj)

1938: Italia, Pozzo (Torino, Itali)

1934: Italia, Pozzo (Torino, Itali)

1930: Uruguay, Suppici (Colonia del Sacramento, Uruguaj)

SHPËRNDAJE

Lexo edhe

SPORT

Me rëndësi

Ndiqni Piranjat kudo.

Investigime, denoncime dhe satirë — zëri që nuk hesht.