SPORT

Armando Duka largon Sulejman Starovën dhe i jep postin e tij një tjetër emri të njohur

Piranjat Përditësimi i fundit 18 March 2026, 12:17

Armando Duka largon Sulejman Starovën dhe i jep postin e tij një

Federata Shqiptare e Futbollit ka bërë të ditur për një ndryshim në strukturat e saj organizative. Një ndryshim në një rol shumë të rëndësishëm të institucionit pasi bëhet fjalë për postin e Drejtorit në Sektorin e Edukimit.

Posti më parë mbahej nga Sulejman Starova, i emëruar katër vite më parë, pak kohë pasi kandidoi kundër presidentit Duka për zgjedhjet në FSHF. Tashmë, ai është larguar nga kjo detyrë dhe posti i është besuar Ardi Beharit.

Federata e Futbollit ka vendosur të bëjë një ndryshim në drejtimin e Sektorit të Edukimit, duke emëruar Ardi Beharin si drejtues të këtij sektori, në kuadër të përmirësimit dhe zhvillimit të mëtejshëm të kapaciteteve profesionale.

Me një përvojë të gjatë dhe të konsoliduar në fushën e trajnimit dhe skautizmit, Ardi Behari vjen në këtë detyrë si një nga figurat më të angazhuara në edukimin futbollistik në vend. Ai ka qenë dhe vijon të jetë lektor në një sërë kursesh të organizuara nga Federata e Futbollit në bashkëpunim me UEFA-n, duke dhënë një kontribut të drejtpërdrejtë në formimin e trajnerëve dhe specialistëve të rinj.

Në një prononcim për fshf.org, Behari ndalet te vizioni dhe objektivat e tij për zhvillimin e mëtejshëm të Sektorit të Edukimit, si dhe për rritjen e cilësisë së programeve dhe kurseve të ofruara nga FSHF, të cilat këtë vit do të arrijnë në 20 të organizuara.

Emërimi si drejtor i Sektorit të Edukimit – Pikë së pari dua ta filloj me falënderime për ata që më besuan këtë detyrë. Për Presidentin e FSHF-së, z.Duka, që në dijeninë time e ka një nga pikat parësore Sektorin e Edukimit. Falënderime për ata që kanë qenë përpara meje, që kanë bërë një punë të shkëlqyer. E ndjej si detyrim për të vazhduar rrugën e tyre dhe të mundohem me të gjitha forcat për ta përmirësuar sado të jetë e mundur këtë rrugë që ata kanë shtruar për mua.

Synimet që ka Ardi Behari në krye të këtij sektori – Shkurt, përmirësimin e përmbajtjes së kurseve; forcimin e disiplinës; gjithëpërfshirjen dhe ajo që është më e rëndësishme në gjykimin tim, larmishmërinë e temave të mësimdhënies. Në momentin që studentët bëhen të vetëdijshëm dhe jo vetëm, por edhe të interesuar për atë që flitet në leksione, të gjitha të tjerat janë më të lehta për t’u arritur. Shikoj një uri të madhe nga të gjithë studentët. Një interes të jashtëzakonshëm nga ana e tyre dhe ne duhet t’u përgjigjemi me të njëjtën monedhë interesit të tyre duke qenë sa më të përgatitur në mësimdhënie në mënyrën e saj interaktive të dhënies së leksioneve dhe për të  sjellë sa më shumë shembuj konkretë që u vijnë atyre në ndihmë për të pasur zgjidhje në përditshmërinë e tyre në fushat e stërvitjes apo në ndeshje. Ky është pak a shumë synimi im. Afrimi i sa më shumë zgjidhjeve dhe pastaj çdo gjë varet nga kompetenca e tyre, ecuria, këmbëngulja. Por në fund të fundit, edhe institucioni këtë detyrë ka. Të japë jo vetëm nocione, por edhe zgjidhje që studentët kur të mbarojnë kurset, të jenë të gatshëm për të përballuar përditshmërinë në fushat e stërvitjes.

Shkolla e Trajnerëve – Një nga objektivat e tjerë është rekrutimi i lektorëve të një niveli të mirë, të cilët mund të vijnë nga gjiri ynë. Ata të cilët kanë luajtur dhe janë shkolluar me futboll; nga përditësimet që UEFA bën në mënyrë të vazhdueshme, nga seminaret e ndryshme, implementimit të metodave të fundit të mësimdhënies, të cilat do të vijnë në ndihmë jo vetëm të studentëve, por edhe trajnerëve që janë duke stërvitur dhe duke drejtuar ndeshjet e Abissnet Superiores. Një nga qëllimet e mia afatshkurtra është rekrutimi i sa më shumë trajnerëve, për të sjellë eksperiencën e tyre nga fushat e blerta në auditoret tona. Është një mision i lehtë. Nuk është detyrë, është mision. Shpresoj që të jem në lartësinë e këtij misioni.

Artikuj te sugjeruar

video

PIRANJAT SHOW - SEZONI 10 EPISODI 6

PIRANJAT SHOW - SEZONI 10 EPISODI 6

Me buzëqeshje e revoltë: Gen Z po e dridh pushtetin e Ramës!

Pa numër identifikimi e me shpërblim në xhep: Policët fshihen nga kamera e Piranjave!

Krah për krah për humanizëm: Aktivistët shpëtojnë jetë e mjekojnë uniformat blu!

Studentët kanë të drejtë!

Arroganca e pushtetit përballë krizës: Studentët i thonë "JO" Edi Ramës!

Pedagogët braktisin auditoret e bashkohen me studentët: Ultimatumi për grevë urie!

Trupi i fëmijës është i shenjtë.

Shoqërime masive e presion në shesh: Ish-policët denoncojnë skandalin e uniformave blu!

"Po t'i thyhej këmba fëmijës tuaj?": Piranjat "gozhdojnë" deputetët!

20-vjeçari rrëfen tmerrin që ndodh pas atyre dyerve.

Hiqe atë gur nga dora!

Si parashikoi Rama 13 vite më parë atë që po bën sot?

Gen Z/ Zëri i revoltës që po dridh pushtetin.

Ju lutem kujdes me veprimet, mos e provokoni policinë! ????

PIRANJAT SHOW - SEZONI 10 EPISODI 5

3 vite pa licencë: Si u punësua psikologia në Vorë dhe kush mban përgjegjësi?

Flet i dyshuari i Masakrës së Beratit: Çfarë zbulon Kudret Zhuka?

Ne jemi me ju, gjatë gjithë vitit!

Zëri ynë për çdo grua që lufton sot!

Konflikti familjar në Klos që përfundoi në dhunë: Çfarë ndodhi mes Fluturës dhe të afërmve?

Kalvari i Anxhelës: Si u kthye një histori dashurie në një makth të vërtetë?

"Doktor Shkencash": Çfarë fshihet pas titullit akademik të Ulsi Manjës?

Unë e njoh atë djalin e shtrirë përtokë.

4 ditë revolte, gjenerata e re flet ndryshe.

PIRANJAT SHOW - SEZONI 10 EPISODI 4

Vendimi që ngre dyshime: Çfarë e detyroi gjyqtaren e Shkodrës të vendosë për 42-vjeçarin?

Nga t*rturat te ekzekutimi barbar: Masakra e ’97-ës që nuk u zbardh kurrë.

I pastrehu kërkon ndihmë, Bashkia e Korçës i “ofron” një rrenoje.

Paguaj që të punosh: Zbërthehet skema e mashtrimit me "punën nga shtëpia"

Skandali me tunelin e Skërficës: Pas dështimit 23-milionësh, ARRSH thërret policinë për "Piranjat"

Ermal Pashaj: "Jam këtu kundër mediokërve, kriminelëve dhe dështimit 13-vjeçar të kësaj politike"

Manastirliu, kandidatja për Bashkinë e Tiranës, plagjiatura e radhës.

Patronazhistët e Ogerta Manastirliut gjatë Pranisë Besnike

PIRANJAT SHOW - SEZONI 10 EPISODI 3

Shantazh në emër të dashurisë, 40-vjeçari terrorizon gruan e martuar.

Faturat e avokatit. Si u zhdukën mijëra euro pa bërë asnjë punë?

Nga tritoli te kërcënimet me jetë: Çfarë po ndodh me policin Altin Preka?

Saranda e fëmijërisë sime, sot mes plumbave

Nga mësuese filloreje në drejtoreshë gjimnazi. Historia që na vjen nga Ishmi i Durrësit.

Rilindësit me plagjiaturë / Piranjat kapin ish-ministren e Arsimit. Si do të justifikohet ajo?

Prania besnike, një strategji djallëzore për të eliminuar praktikat institucionale.

Fshije videon! Mos shkatërro një jetë.

PIRANJAT SHOW - SEZONI 10 EPISODI 2

Nga burgu në arrest shtëpie: Eduard Limaj rikthehet te përndjekja e grave!

Haris Vongli: Dua të kthehem në Shqipëri për Davidin, tim bir.

Fyerje ndaj nxënësve, ngacmime e shkelje rregulloreje: Kush është nëndrejtori problematik?

Institucionet në shërbim të krimit: Pse hesht kryeministri për skandalet?

Nga tritoli te kërcënimet me jetë: Çfarë po ndodh me policin Altin Preka?

Porti i Durrësit po mbyllet, investimet në infrastrukturë vazhdojnë. Cili është justifikimi i APD?