Editorial Emisione Investigime Aktualitet Sociale Politikë Kosova Bota Showbiz Lifestyle Sport
TË FUNDIT
Berisha fton partitë për bashkim: Bashkohem që nesër me cilindo që synon largimin e Ramës Sazani, Jared Kushner dhe fitorja e Jon Ossoff/ Shqipëria u kthye në armë politike në zgjedhjet amerikane Mbi 10 ton kokainë/ Banda shqiptare kishte vendosur mbi paketim edhe adresat ku do dërgohej droga Kush është tutorja shqiptare që kontrollon biznesin e prostitucionit në Paris: Fitimet janë marramendëse KE e quan të mbyllur vetingun, GJK kthehet në ‘sekretare’ të ONM-së, i shtojnë mandatin dhe rrisin kostot... Protestuesit rikthehen para Kryeministrisë, nuk tërhiqen pavarësisht gjobave dhe shoqërimeve në polici “Kushdo që ma bëri këtë, do ta paguajë shtrenjtë”/ Dyshohet se është dhunuar, gazetari publikon foton trond... EMRI/ Si arriti shqiptari t’i shmanget dëbimit nga Britania pas dënimit për fermën e drogës prej 1.5 mln pa... Prokuroria nis hetimet ndaj shefit të Shërbimit Sekret serb (BIA) dhe ministrit të Drejtësisë. Këto janë ak... Studentët çojnë në Gjykatën Kushtetuese aktet normative kundër protestës "Ne jemi rebelë, trima dhe nuk do të frikësohemi”/ The Times: Protestat për rrëzimin e Ramës, studentët nuk... VIDEO/ Përleshje mes protestuesve dhe policisë në Paris, marshime në të gjithë vendin 
SPORT

Arsenal pranë goditjes së madhe në merkato, bën gati 93 milionë euro për...

P
Piranjat 1 August 2026, 12:31 · 2 min lexim
Arsenal pranë goditjes së madhe në merkato, bën gati 93

Bruno Guimaraes mund të jetë shumë pranë largimit nga Newcastle United. Sipas raportimeve të BBC, “Magpies” janë afër arritjes së një marrëveshjeje me Arsenal FC për transferimin e mesfushorit brazilian.

Vlera e operacionit pritet të jetë rreth 93 milionë euro, një shifër që do ta kthente Guimarães në një nga shitjet më të mëdha në historinë e Neëcastle.

Largimi i mundshëm i brazilianit do të ishte një tjetër goditje e rëndësishme për klubin anglez, i cili gjatë kësaj periudhe ka humbur disa figura të rëndësishme. Pas largimit të Anthony Gordon, situatës së Sandro Tonalit dhe dorëheqjes së trajnerit Eddie Hoëe, Newcastle rrezikon të humbasë edhe një nga lojtarët më të çmuar të skuadrës.

Bruno Guimarães, i transferuar nga Lyon në vitin 2022, është kthyer në një lider të mesfushës së Neëcastle dhe një nga futbollistët më të vlerësuar në Premier League. Arsenal e sheh brazilianin si përforcimin ideal për të rritur cilësinë dhe konkurrencën në repartin e mesfushës.

Nëse marrëveshja finalizohet, “Topçinjtë” do të sigurojnë një nga emrat më të kërkuar të futbollit anglez, ndërsa Newcastle do të duhet të nisë një tjetër fazë rindërtimi pas humbjes së disa prej pikave kryesore të projektit të saj.

SHPËRNDAJE

Lexo edhe

SPORT

Me rëndësi

Ndiqni Piranjat kudo.

Investigime, denoncime dhe satirë — zëri që nuk hesht.