Editorial Emisione Investigime Aktualitet Sociale Politikë Kosova Bota Showbiz Lifestyle Sport
TË FUNDIT
BE nxjerr bllof Ramën për protestat/ Nuk i organizon Rusia apo Irani, por reagim ndaj korrupsionit dhe keqq... Humbja katastrofike në zgjedhje/ Kë do të bëjë “kurban” Donald Trump? Emri që përflitet më së shumti ... Tjetërsimi i tokave në Dhërmi, GJKKO e njeh si “viktimë” kompaninë e Gaçit Prapaskenat në Bruksel/ Rama tentoi fshirjen e “paragrafit Balluku” nga raporti i BE-së Veliaj mesazh të fortë Ramës: Edhe në Spaç të më çosh, nuk shantazhohem, ke larguar socialistët dhe ke vënë... “Mos i prek gocat! Terroristë!”/ Tensionet para Kryeministrisë, qytetarët bllokojnë furgonin e policisë, ef... Shpërthimi në pallatin 5-katësh në Elbasan, identifikohet viktima! Mister fati i 69-vjeçarit të mbetur mes ... Vrau babanë në bashkëpunim me nënën/ Kush është Gaz Fiku “Kjo është një katastrofë”/ Republikanët e zemëruar fajësojnë Trumpin për humbjen shkatërruese Kush janë katër shqiptarët në zgjedhjet amerikane, vetëm njëri është në avantazh Tragjedi në Bulqizë gjatë gjuetisë! Zbardhen detajet, 29-vjeçari qëllohet për vdekje me armë gjahu! Shoqëro... Protestat kundër Ramës, Kos: Qeveria duhet të ndryshojë ligjin për Zonat e Mbrojtura dhe Investimet Strateg...
SPORT

Arsenal synon transferimin e bujshëm të yllit të Juventusit, Kenan Yildiz

P
Piranjat14 August 2026, 18:51 · 2 min lexim
Arsenal synon transferimin e bujshëm të yllit të Juventusit,

Arsenali ka shfaqur interesim për një transferim të bujshëm të talentit të Juventusit, Kenan Yildiz, gjatë kësaj vere, raporton talkSPORT.

“Topçinjtë” po kërkojnë të përforcojnë krahun e majtë të sulmit, ndërsa përgatiten për sezonin e ri dhe mbrojtjen e titullit të Ligës Premier.

Arsenali tashmë ka siguruar transferimin e anësorit grek Christos Tzolis, i cili pritet të zëvendësojë Leandro Trossardin, të larguar drejt Besiktasit.

Megjithatë, klubi londinez mund të kërkojë edhe një përforcim tjetër në repartin ofensiv nëse Gabriel Martinelli vendos të largohet nga “Emirates”.

Braziliani ka tërhequr interesimin e Galatasarayt, ndërsa Arsenali po e monitoron Yildizin si një prej alternativave të mundshme për ta zëvendësuar.

Gazetari i talkSPORT, Alex Crook, konfirmoi në episodin e fundit të emisionit “The Window” se emri i sulmuesit të Juventusit ka dalë në radarët e klubit londinez.

“Kenan Yildiz i Juventusit është shfaqur si një objektiv i mundshëm”, deklaroi Crook.

Yildiz është shndërruar në një prej lojtarëve më të rëndësishëm të Juventusit dhe konsiderohet si një nga talentet ofensivë më premtues të futbollit evropian.

Aftësia e tij për të luajtur në krahun e majtë, por edhe për t’u përshtatur në role të ndryshme në sulm, e bën atë një opsion tërheqës për Mikel Artetën.

Megjithatë, një transferim i mundshëm nuk do të ishte i lehtë, pasi Juventusi e konsideron Yildizin pjesë të rëndësishme të projektit të klubit dhe do të kërkonte një ofertë të konsiderueshme për të diskutuar largimin e tij.

SHPËRNDAJE

Lexo edhe

SPORT

Me rëndësi

Ndiqni Piranjat kudo.

Investigime, denoncime dhe satirë — zëri që nuk hesht.