Editorial Emisione Investigime Aktualitet Sociale Politikë Kosova Bota Showbiz Lifestyle Sport
TË FUNDIT
Protestuesit rikthehen para Kryeministrisë, nuk tërhiqen pavarësisht gjobave dhe shoqërimeve në polici “Kushdo që ma bëri këtë, do ta paguajë shtrenjtë”/ Dyshohet se është dhunuar, gazetari publikon foton trond... EMRI/ Si arriti shqiptari t’i shmanget dëbimit nga Britania pas dënimit për fermën e drogës prej 1.5 mln pa... Prokuroria nis hetimet ndaj shefit të Shërbimit Sekret serb (BIA) dhe ministrit të Drejtësisë. Këto janë ak... Studentët çojnë në Gjykatën Kushtetuese aktet normative kundër protestës "Ne jemi rebelë, trima dhe nuk do të frikësohemi”/ The Times: Protestat për rrëzimin e Ramës, studentët nuk... VIDEO/ Përleshje mes protestuesve dhe policisë në Paris, marshime në të gjithë vendin  VIDEO/ Dalin pamjet, momenti kur klani i shqiptarit Klod Cara hedh në erë bizneset Zbardhen mesazhet/ Eksperti i çoi Agasit letrat e ekspertimit të makinës, 3 ditë para se t’ia dërgonte SPAK... Qëlloi me armë drejt dy personave në Berat, arrestohet 36-vjeçari Berisha: Balluku, “mur i pakalueshëm” në rrugën drejt BE-së "E kam shoqe të ngushtë"/ Zbardhen mesazhet e Ergys Agasit me izraelitët për Vlora Hysenin: Jemi me fat
SPORT

Asllani drejt largimit nga Interi, dështon edhe pista arabe për mesfushorin shqiptar

P
Piranjat 4 August 2026, 09:49 · 2 min lexim
Asllani drejt largimit nga Interi, dështon edhe pista arabe për

Kristjan Asllani vijon të jetë në pritje të një zgjidhjeje për të ardhmen e tij, pasi Interi nuk e konsideron më pjesë të planeve të klubit dhe po kërkon një sistemim të ri për mesfushorin shqiptar.

Zikaltrit po punojnë për largimin e tij, por deri tani negociatat me klubet e interesuara nuk kanë sjellë një marrëveshje konkrete.

Ditët e fundit, emri i Asllanit u lidh me një kalim te Al Itihad në Arabinë Saudite, si pjesë e një operacioni të mundshëm që përfshinte edhe transferimin e Musa Diabit te Interi. Megjithatë, kjo mundësi është mbyllur pa nisur zyrtarisht, pasi klubi saudit ka zgjedhur një tjetër mesfushor.

Sipas raportimeve ndërkombëtare, Al Itihad ka arritur marrëveshjen për transferimin e Dion Lopit nga Almeria për rreth 19 milionë euro.

Futbollisti senegalez luan në të njëjtin pozicion me Asllanin, ndërsa kufizimet për numrin e lojtarëve të huaj në kampionatin saudit kanë ndikuar në vendimin e klubit.

Kështu, mesfushori shqiptar mbetet në pritje të një destinacioni të ri. Negociatat me disa klube kanë hasur vështirësi edhe për shkak të kërkesave financiare, pasi Interi kërkon rreth 10 milionë euro për kartonin e tij, ndërsa paga e lojtarit konsiderohet një tjetër element që ndikon në bisedime.

Asllani, i cili ka qenë pjesë e Interit prej vitit 2022, tashmë duhet të presë për hapin e radhës në karrierën e tij.

SHPËRNDAJE

Lexo edhe

SPORT

Me rëndësi

Ndiqni Piranjat kudo.

Investigime, denoncime dhe satirë — zëri që nuk hesht.