Editorial Emisione Investigime Aktualitet Sociale Politikë Kosova Bota Showbiz Lifestyle Sport
TË FUNDIT
Grabitja e Pronave, tenderat në Ukrainë zbulojnë skemën Rama-Yeffet Skema KAYO u kopjua nga Nigeria, si mashtroi shqiptarët ministri Ermal Nufi Studentët ndryshojnë strategji, protestë kombëtare dy herë në javë. Ja ditët dhe ora  ‘Lironi qyetarët, arrestoni Ramën’/ Protestuesit thirrje para Drejtorisë së Policisë së Tiranës pas arrest... “Diçka është kalbur në shtetin shqiptar”/ Me flamuj dhe pankarta, shqiptarët e presin Ramën me protesta në ... BE nxjerr bllof Ramën për protestat/ Nuk i organizon Rusia apo Irani, por reagim ndaj korrupsionit dhe keqq... Humbja katastrofike në zgjedhje/ Kë do të bëjë “kurban” Donald Trump? Emri që përflitet më së shumti ... Tjetërsimi i tokave në Dhërmi, GJKKO e njeh si “viktimë” kompaninë e Gaçit Prapaskenat në Bruksel/ Rama tentoi fshirjen e “paragrafit Balluku” nga raporti i BE-së Veliaj mesazh të fortë Ramës: Edhe në Spaç të më çosh, nuk shantazhohem, ke larguar socialistët dhe ke vënë... “Mos i prek gocat! Terroristë!”/ Tensionet para Kryeministrisë, qytetarët bllokojnë furgonin e policisë, ef... Shpërthimi në pallatin 5-katësh në Elbasan, identifikohet viktima! Mister fati i 69-vjeçarit të mbetur mes ...
SPORT

Asllani mbetet në pritje, Interi kërkon largimin për mesfushorin shqiptar

P
Piranjat 7 August 2026, 16:55 · 2 min lexim
Asllani mbetet në pritje, Interi kërkon largimin për mesfushorin

Kristjan Asllani po përballet me vështirësi për të gjetur një skuadër të re, ndërsa Interi po punon për largimin e mesfushorit shqiptar gjatë merkatos së verës.

Futbollisti i Kombëtares shqiptare ishte pjesë e një ideje të mundshme transferimi në Arabinë Saudite, ku Al Ittihad ishte një nga klubet e interesuara.

Interi kishte menduar ta përfshinte Asllanin në një marrëveshje që lidhej me transferimin e sulmuesit Musa Diaby në radhët e zikaltërve.

Megjithatë, klubi saudit nuk e ka parë mesfushorin shqiptar si një prioritet dhe nuk ka pranuar që ai të jetë pjesë e operacionit.

Sipas mediave italiane, Asllani kishte marrë disa ditë kohë për të vlerësuar mundësinë e transferimit në Arabinë Saudite, por përgjigjja e klubit nuk ka qenë pozitive.

Situata e vështirëson të ardhmen e tij te Interi, pasi trajneri Cristian Chivu nuk e konsideron mesfushorin pjesë të planeve të tij për sezonin e ri. Klubi italian po kërkon një zgjidhje për largimin e tij, por deri tani nuk ka ardhur një ofertë konkrete që të bindë palët.

Asllani, i cili iu bashkua Interit nga Empoli në vitin 2022, tashmë ndodhet në kërkim të një destinacioni të ri për të vijuar karrierën, ndërsa merkatoja mbetet e hapur për një ndryshim të mundshëm.

SHPËRNDAJE

Lexo edhe

SPORT

Me rëndësi

Ndiqni Piranjat kudo.

Investigime, denoncime dhe satirë — zëri që nuk hesht.