Bajerni piketon talentin e PSG-së, Ibrahim Mbaye në listën e bavarezëve

Bajern Mynih ka hyrë në garë për Ibrahim Mbaye, me klubin gjerman që po monitoron situatën e anësorit të Paris Saint-Germainit. Lajmi është bërë i ditur nga eksperti italian i merkatos, Nikolo Shkira.
E ardhmja e talentit senegalez mbetet e hapur në ditët e fundit të merkatos. Mbaye po kërkon të largohet nga PSG-ja për të gjetur një skuadër ku mund të ketë më shumë minuta dhe hapësirë në formacion.
Edhe PSG-ja është e hapur për shitjen e lojtarit, por klubi francez kërkon një ofertë të konsiderueshme për të lejuar largimin e tij.
Bajerni po e ndjek nga afër situatën, ndërsa bavarezët kërkojnë të shtojnë alternativat në repartin ofensiv para mbylljes së afatit kalimtar.
Mbaye ka tërhequr interes edhe nga Liverpuli, por PSG-ja së fundmi ka refuzuar një propozim nga klubi anglez.
Tashmë, Bajern Mynih është një tjetër klub që po shqyrton mundësinë e transferimit të talentit të PSG-së, ndërsa e ardhmja e tij pritet të qartësohet para mbylljes së merkatos.
Lexo edhe
SPORT
Zyrtare/ Ballkani ndahet me trajnerin Mislav Karoglan

Interi punon për rinovimet, akord me Pio Espositon, synohet zgjatja e kontratës me Calhanoglun

Rolando Maran nis turin e takimeve me klubet shqiptare, në fokus bashkëpunimi dhe njohja me futbollin vendas

Fluks largimesh, Leao drejt Turqisë, Milan i “tregon derën” 4 lojtarëve

Kombëtarja kuqezi zhvlerësohet me 30 milionë euro, sot vlen 88.8 milionë euro!





