Barcelona merr frymë lehtësisht, dëmtimi i Gavit nuk është shqetësues

Barcelona e nisi me një fitore të thellë ndaj Elches sezonin e ri në kampionatin spanjoll, por klubi katalanas hyri në ankth gjatë kësaj sfide për shkak të Gavit, Mesfushori katalanas u zëvendësua pak para mbylljes së pjesës së parë për shkak të një dëmtimi të pësuar.
Por për fatin e mirë të futbollistit, ky dëmtim nuk ishte shqetësues duke bërë që kampionët e Spanjës të marrin frymë lirisht. Vetë Barcelona komunikoi gjithçka duke theksuar se Gavi kishte marrë një goditje në gju gjatë ndeshjes dhe se ekzaminimet e kryera konfirmuan se bëhet fjalë vetëm për shembje me futbollistin që është parashikuar të kthehet në stërvitje shumë shpejt.
Edhe vetë Gavi në rrjetet sociale konfirmoi se dëmtimi i tij nuk ishte shqetësues edhe pse nuk shpjegoi se për çfarë bëhet fjalë. ‘Faleminderoj të gjithë ata që janë gjithnjë me mua dhe më mbështesin. Nuk e kuptoj futbollin ndryshe. Kërkoj ndjesë që ju bëra të vuani-shkruante futbollisti i Barcelonës.
Kështu klubi blaugrana dhe tifozët e tij mund të rrinë të qetë pas frikës së madhe të përjetuar se mos dëmtimi i Gavit ishte i rëndë, si ai që pësoi në vitet e fundit. Për më tepër, Gavi e mori goditjen pikërisht në gjurin me të cilin kishte pasur probleme edhe më parë. Por ajo që ka rëndësi është se gjithçka mbeti në kuadrin e ankthit dhe tani mbetet për t’u parë nëse mesfushori do të mund të luajë kundër Athletic
Lexo edhe
SPORT
Rikthehet Kategoria Superiore/ Përzgjidhet formacioni dhe trajneri më i mirë i javës së parë

Muçi shkëlqen së bashku me Salah, fundjavë pozitive për legjionarët kuqezi

Haaland "shokon" fansat me pamjen e re, ylli i Manchester City-t heq dorë nga flokët e gjatë

Hamilton i pakënaqur me Ferrarin në Holandë: Kjo mund të na ketë kushtuar podiumin

Cilët janë kandidatët që mund të kandidojnë kundër Infantinos?

Rabiot shkëlqen në debutimin e Amorimit, asist dhe gol ndaj Torinos: E kuptova çfarë kërkon trajneri

U përfol se lakmonte postin e kreut të FIFA-s, Ceferin mohon zërat: Nuk jam i interesuar, më pëlqen UEFA

Ferran Torres bën heroin, shmang humbjen e PSG, “dopjetë” në debutim





