Barcelona merr lajme të mira nga Anglia, dy titullarë të dëmtuar rikthehen në stërvitje me grupin

Barcelona ka zhvilluar seancën e parë stërvitore pas mbërritjes në Saint George’s Park, qendrën stërvitore të Kombëtares angleze, dhe trajneri Hansi Flick ka marrë dy lajme pozitive.
Mesfushori Fermin Lopez dhe mbrojtësi Ronald Araujo kanë zbritur në fushë dhe janë stërvitur së bashku me pjesën tjetër të grupit.
Rikthimi i dy lojtarëve në stërvitje kolektive është një sinjal i mirë për Barcelonën, e cila po përgatitet për sezonin e ri. Hansi Flick tashmë ka më shumë alternativa në dispozicion, veçanërisht në një periudhë ku skuadra po punon për të arritur formën optimale fizike.
Fermin ka qenë një nga lojtarët më të rëndësishëm të rinj të Barcelonës në sezonet e fundit, ndërsa Araujo mbetet një nga shtyllat e repartit defensiv të skuadrës katalanase.
Seanca në Saint George’s Park është pjesë e fazës përgatitore, ku Flick po punon për aspektet taktike dhe fizike para nisjes së sezonit të ri.
Lexo edhe
SPORT
Kreu i federatës italiane Malago e bën zyrtare: Roberto Mancini do të jetë trajneri i ri i Italisë

Zyrtare/ Një epokë e re nis në Francë, Zinedine Zidane prezantohet si trajneri i ri i “Gjelave”

Vetëm dy javë në krye të Italisë, Maldini largohet pas përplasjes me presidentin e FIGC-së

Santos vendos kufij për Neymarin, ylli brazilian i pakënaqur me trajtimin e klubit

U përfol për një përjashtim nga ekipi i Burnley, Armando Broja-s i del emri në Serinë A

Armando Broja jashtë fushës për disa javë për shkak dëmtimi

Al Hilal nis bisedimet për Luis Diazin e Bajernit, ofertë marramendëse në tryezë

Kaosi në futbollin italian/ Ikja e Maldinit dhe Leonardos i hapin rrugën trajnerit të ri, Federata zgjedh mes Mancinit dhe Contes





