Barcelona nuk heq dorë nga Julian Alvarez, gati oferta 130 milionë euro pas Botërorit

Barcelona vazhdon të insistojë për transferimin e sulmuesit argjentinas Julian Alvarez, pavarësisht qëndrimit të fortë të Atlético Madrid për të mos e lënë të largohet.
Sipas raportimeve të mediave ndërkombëtare, drejtuesit katalanas po përgatisin një ofertë të re prej 130 milionë eurosh, e cila pritet t’i paraqitet Atletico Madridit menjëherë pas përfundimit të Kupës së Botës.
Barcelona e konsideron Alvarez një nga objektivat kryesorë të merkatos dhe është e gatshme të bëjë një investim të madh për të siguruar shërbimet e sulmuesit argjentinas.
Në favor të katalanasve duket se është edhe vetë dëshira e lojtarit. Sipas burimeve pranë çështjes, Alvarez e sheh transferimin te Barcelona si një ëndërr personale dhe do të ishte i gatshëm të shtynte për realizimin e marrëveshjes.
Megjithatë, Atletico Madrid mbetet i vendosur për të mbajtur në skuadër një nga futbollistët më të rëndësishëm të projektit sportiv, çka pritet ta bëjë negociatën të vështirë edhe gjatë javëve të ardhshme.
Me Botërorin që po hyn në fazat vendimtare, zhvillimet për të ardhmen e Alvarez pritet të marrin vrull menjëherë pas përfundimit të turneut, ndërsa Barcelona synon të realizojë një nga goditjet më të bujshme të merkatos së verës.
Lexo edhe
SPORT
Mbappé shkruan historinë në Botëror, lë pas Klosen dhe i afrohet rekordit të Messit

Haaland dërgon Norvegjinë në 1/8-at e Botërorit, shënon në fund ndaj Bregut të Fildishtë dhe vendos një tjetër rekord

Meksika e mposhti lehtësisht Ekuadorin dhe siguron një vend për në të 16-tat e Botërorit

Kupa e Botës 2026/ Franca mund me lehtësi Suedinë. Një tjetër shfaqje e Mbappés, ‘Blutë’ e Deschamps kalojnë në raundin e 16-tave...

Real Madridi po përgatit ofertë për Olisen që do të thyejë rekordin e Neymarit





