Editorial Emisione Investigime Aktualitet Sociale Politikë Kosova Bota Showbiz Lifestyle Sport
TË FUNDIT
PD çon në Kushtetuese rrëzimin e kërkesës për hetimin e KAYO-s Itali, alarm për bomba në tre avionë, dy drejt Romës dhe një i devijuar në Vjenë Dibër, elektricistin e zë shtylla poshtë teksa punonte, humb jetën Demokratët kundër politikave të Trump, çfarë ndryshon pas marrjes së kontrollit të Kongresit? Ambasadorja e BE-së, Sofia Moreira de Sousa: Korrupsioni në Shqipëri mbetet sfidë reale A e keni kërcënuar Erion Veliajn? Rama i shmanget pyetjes: Zhurma të parëndësishme Francezët rikthehen sërish në rrugë! Deri në 700,000 protestues në marshime, angazhohen 70 mijë forca polic... Ngjarje e rëndë në Burrel, vajza lyen me benzinë babanë dhe i vë flakën “Veliaj është armik i partisë tani?”/ Ina Zhupa përplaset me socialistët: Mbaroj për letrat nga burgu ku ha... Ndryshon sërish çmimi i karburanteve ZYRTARE/ Kane rinovon me Bayern-in deri në 2029-n Seanca në GJKKO/ Denoncimi i fortë i Metës: Regjistrohen bisedat e mia me avokatin në burg
SPORT

Barcelona nuk heq dorë nga Julian Alvarez, sulmuesi argjentinas ëndërron të vishet blaugrana, Atletico e konsideron të pashitshëm

P
Piranjat 5 August 2026, 15:34 · 1 min lexim
Barcelona nuk heq dorë nga Julian Alvarez, sulmuesi argjentinas

E ardhmja e Julian Alvarez vazhdon të mbetet një nga çështjet më të nxehta të merkatos së verës. Barcelona nuk ka hequr dorë nga sulmuesi argjentinas dhe po tenton përpjekjen e fundit për ta bindur Atletico Madridin të pranojë transferimin.

Drejtori sportiv Deco ka udhëtuar në Madrid për bisedime me përfaqësuesit e lojtarit, në një moment që konsiderohet vendimtar për negociatat. Megjithatë, Atletico vazhdon të mbajë të pandryshuar qëndrimin, duke e konsideruar Alvarezin një lojtar të paprekshëm dhe duke përjashtuar mundësinë e shitjes te një rival direkt në La Liga.

Sipas raportimeve, nëse dëshiron të veshë fanellën blaugrana, vetë Alvarez mund të detyrohet të ndërhyjë për të shtyrë transferimin. Sulmuesi argjentinas thuhet se e ka Barcelonën si destinacionin e preferuar në rast largimi nga Atletico.

Ndërkohë, situatën po e ndjekin me interes edhe klubet e Premier League. Arsenal mbetet alternativa më serioze nëse negociatat mes Barcelonës dhe Atleticos dështojnë, ndërsa edhe Tottenham është në gatishmëri për të hyrë në garë.

Për momentin, Barcelona vazhdon të shpresojë, por fjala e fundit i takon Atleticos dhe vetë Julian Alvarez, ndërsa merkatoja po hyn në ditët e saj vendimtare.

SHPËRNDAJE

Lexo edhe

SPORT

Me rëndësi

Ndiqni Piranjat kudo.

Investigime, denoncime dhe satirë — zëri që nuk hesht.