Barcelona nuk ndalet, ofron 70 milionë euro për Rodrin

Barcelona ka bërë hapin e radhës për transferimin e Rodrit nga Manchester City.
Sipas gazetarit të njohur për transferimet, Fabrizio Romano, Barcelona ka dorëzuar të mërkurën ofertën e tretë për mesfushorin spanjoll, me paketën totale që tashmë është afër shifrës prej 70 milionë eurosh.
Te Barcelona mbizotëron besimi se marrëveshja mund të finalizohet, pasi negociatat kanë hyrë në fazat e fundit dhe vendimtare.
Ndërkohë, Manchester City është duke punuar për një tjetër transferim.
Sipas Romanos, klubi anglez ka arritur në fazat finale të marrëveshjes për Bouaddin, duke bërë që situata në merkato të jetë gjithnjë e më interesante.
Tashmë pritet vetëm zhvillimi i bisedimeve të fundit për të parë nëse Rodri do të rikthehet në La Liga dhe do të bëhet pjesë e Barcelonës.
Lexo edhe
SPORT
Barcelona dështon sërish/ Man City refuzon edhe ofertën e tretë për Rodrin

Milani rikthehet me katër gola dhe përmbys Man.United. Shenja të mira për Amorim

PSG i dërgoi avionin privat, por transferimi i portierit japonez u anulua papritur. Ja çfarë ndodhi

Cristian Shpendi në modë, Cesena vendos çmimin

Kumbulla për aventurën e re te Vallecano: Jam gati, gjeta grup të bashkuar

Ndeshjet e Kombëtare në prag, stadiumi “Air Albania” pritet të ketë një fushë të cilësisë së lartë

Kontrata paramartesore e Ronaldos me Georginën! Ndarja e pasurive në rast divorci!

Tragjedi në çiklizëm/ 19-vjeçari humb jetën në garë





