Editorial Emisione Investigime Aktualitet Sociale Politikë Kosova Bota Showbiz Lifestyle Sport
TË FUNDIT
Kujtohet Albpetrol, urdhëron bllokimin e aksioneve të “Bankers”: Na ka detyrime pa paguar! Paralajmëron kallëzim ndaj Toni Gogut/ Avokati i Veliajt: Nuk kam frikë nga kërcënimet e Ramës EMRAT/ Tmerri i familjeve aziatike në Londër, dënohen ‘katër’ skifterët shqiptarë. Kush janë ata Plagosja e ushtarit në Kuçovë/ Ministria e Mbrojtjes: U qëllua në shpatull me armën e shërbimit, transport... LE MONDE: Revolta e studentëve nuk zbehet, pavarësisht ashpërsimit të represionit nga Rama FOTO/ Studentit i vjen gjoba përmes policisë. I riu: S’jam dakord, Rama n’burg! KLGJ propozon shtimin e organikës me 102 gjyqtarë/ Ku do t’i gjejë ata? E rriti e vetme pas ndarjes nga bashkëshorti, zbulohen detaje të reja nga vrasja e 39-vjeçares shqiptare ng... ‘Lavatriçe’ e Vuçiçit/ Si u rrënua perandoria financiare e ‘Alta Bankës’ në Serbi Vetëplagoset me armën e shërbimit një ushtar në Bazën Ajrore të Kuçovës Situata e tensionuar në vend/ Shtyhet Panairi i 29-të i Librit në Tiranë, ja kur do të zhvillohet BIRN: Gazetarët përballen me dhunë dhe abuzime policore gjatë protestave në Shqipëri
SPORT

Barcelona shpërthen ndaj Atletico Madridit për Alvarezin

P
Piranjat27 August 2026, 22:55 · 3 min lexim
Barcelona shpërthen ndaj Atletico Madridit për Alvarezin

Zëvendëspresidenti i Barcelonës, Rafa Yuste, ka reaguar ashpër ndaj deklaratave të presidentit të Atletico Madridit, Miguel Angel Gil Marin, në lidhje me situatën e transferimit të Julian Alvarez.

Yuste i cilësoi deklaratat e Gil MarIn si të pasjellshme dhe mosrespektuese ndaj Barcelonës, duke theksuar se klubi katalanas ka ndjekur gjithmonë një qasje profesionale.

“Ajo që më surprizon është se, duke njohur Gil MarInin, ai ka bërë këto deklarata. Është e pasjellshme dhe mosrespektuese. Presidenti ynë, drejtoria sportive dhe i gjithë klubi kanë qenë shembull i punës dhe profesionalizmit për shumë vite”, deklaroi Yuste.

Ai shtoi se komentet e drejtuesit të Atletico Madridit kanë kaluar atë që Barcelona e konsideron një “vijë të kuqe”.

“Këto fjalë kalojnë një vijë të kuqe. Nuk i kuptoj aspak, nuk pajtohem me to dhe më revoltojnë”, u shpreh Yuste.

Yuste u pa duke biseduar me Gil Marinin para deklaratave të tij dhe tregoi edhe përmbajtjen e bisedës mes tyre.

“U përshëndetëm, sepse besoj se në jetë duhet të kemi vlera si qytetaria. Fola me presidentin Enrique Cerezo dhe me familjen Gil dhe ndamë ndjenjat tona. U thashë se jemi të qetë. Nuk mund të tolerojmë të bëhet diçka jashtë procedurave të përcaktuara nga klubi”, tha ai.

I pyetur nëse Barcelona ka hequr dorë nga transferimi i Julian Alvarez, Yuste nuk dha një përgjigje përfundimtare.

“Afati kalimtar mbyllet pas disa ditësh dhe kaq. Ndihem shumë keq për këtë situatë, vërtet. Ajo që duhet të bëj është të mbroj klubin dhe profesionistët tanë, si Deco dhe Bojan. Kjo po kalon një vijë të kuqe”, deklaroi ai.

Në fund, Yuste theksoi se Barcelona vazhdon ta respektojë Atletico Madridin si institucion dhe se dera mbetet e hapur për lojtarin, nëse ai dëshiron të bashkohet me klubin katalanas.

“Ne e respektojmë Atletico Madridin si institucion dhe të gjithë futbollistët në botë. Nëse një lojtar dëshiron të vijë, ne do të jemi të lumtur ta mirëpresim”, përfundoi Yuste.

Ndërkohë, Atletico Madridi ka paralajmëruar se do të vazhdojë me procedurat ligjore ndaj Barcelonës lidhur me këtë çështje. 

SHPËRNDAJE

Lexo edhe

SPORT

Me rëndësi

Ndiqni Piranjat kudo.

Investigime, denoncime dhe satirë — zëri që nuk hesht.