Editorial Emisione Investigime Aktualitet Sociale Politikë Kosova Bota Showbiz Lifestyle Sport
TË FUNDIT
Berisha njofton sërish protestë të shtunën: Në 12:00 te Kryeministria! Media franceze: Rinia ka vënë nën presion pushtetin e Ramës! Sulm kibernetik në Francë, hakerët ndërhyjnë në sistemin e ftohjes së rezervave të gjakut, temperatura arri... Deputeti iranian kërcënon Evropën: Raketat tona mund të godasin “zemrën” e saj nëse SHBA përdor bazat atje... Tinder si karrem për grabitje, zbulohet skema e pazakontë e grupit kriminal në Turqi Çfarë do të thotë humbja e Trump për Europën dhe tregjet globale Tre operacione policore në Vlorë, arrestohen 3 persona në kërkim! Njëri i dënuar me 20 vite burg për vrasje... I vunë tritol në makinë/ Kush është pronari i “Benz”-it në Lezhë, person me precedent penal 500 milionë euro për 10 vite, Milani marrëveshje rekord me Adidas Përfshihet nga flakët makina në aksin Fier-Ballsh Tragjedia e De Miguel, mjeku italian: Kurrë s’kam parë një traumë të tillë, ishte si një përplasje mes dy m... Vrau nënën në Itali, 21-vjeçari shqiptar hesht para hetuesve! Mister motivi i krimit
SPORT

Befasi te Barcelona, ylli katalunas vendos të largohet nga klubi

P
Piranjat22 August 2026, 16:39 · 1 min lexim
Befasi te Barcelona, ylli katalunas vendos të largohet nga klubi

Alejandro Balde ka marrë një vendim të papritur për të ardhmen e tij dhe pritet të largohet nga Barcelona gjatë kësaj vere, raporton Jijantes FC.

Sipas raportimeve të fundit, Barcelona ka shqyrtuar mundësinë e shitjes së mbrojtësit spanjoll, pasi ai nuk ka arritur ta bindë plotësisht trajnerin Hansi Flick.

Situata është bërë edhe më interesante pas takimit të fundit mes drejtuesve të Barcelonës dhe agjentit të Baldes, Jorge Mendes, ku e ardhmja e 22-vjeçarit raportohet të ketë qenë një prej temave kryesore.

Në garë për mbrojtësin kanë hyrë edhe Manchester United dhe Milan, të cilët tashmë kanë shfaqur interesim për të.

Balde më herët kishte deklaruar se dëshironte të qëndronte në Camp Nou, por qëndrimi i tij ka ndryshuar pas pasigurive rreth rolit që do të ketë në skuadrën e Flickut.

22-vjeçari e humbi vendin në formacionin titullar gjatë pjesës së dytë të sezonit të kaluar, me Joao Cancelo që mori më shumë hapësira në krahun e majtë pas rënies së formës së Baldes.

Tani, pas ndryshimit të situatës, Barcelona mund të përballet me një largim të papritur, ndërsa Unitedi dhe Milani po monitorojnë nga afër zhvillimet.

 

SHPËRNDAJE

Lexo edhe

SPORT

Me rëndësi

Ndiqni Piranjat kudo.

Investigime, denoncime dhe satirë — zëri që nuk hesht.