Editorial Emisione Investigime Aktualitet Sociale Politikë Kosova Bota Showbiz Lifestyle Sport
TË FUNDIT
Lule, premtime dhe dhunë/ Historia e Anxhelës, nga dashuria te medikamentet në pije Kush na e uli kokën Fabrika në Shkodër hedh 50 punonjës në rrugë! Pronari italian nuk hap telefonin 7 mijë dollarë borxh me noter, mikesha zhduket dhe i bën bllok pogradecarit Skaneri final i dyshes Rama-Veliaj Landfilli i Bushatit: Administratë fantazmë që ha taksat e qytetarëve E rëndë/ Djali qëllon prindërit në Manzë të Durrësit! “U shtang” pas ndalimit nga policia, 22-vjeçari shqiptar kapet me 6 kg kokainë. Ja si e kishte fshehur bren... “Rama jep dorëheqjen”/ Nis grumbullimi i protestuesve para Kryeministrisë Misioni monitorues italian: Qendrat e emigrantëve në Shqipëri duhet të mbyllen “Zemra, hajde te lali”/ Dyshohet se mësuesi ngacmoi seksualisht nxënëset e mitura, dëshmitë: Ka tre muaj kë... EMRI/ U arrestua për vrasjen e ish-të dashurës dhe partnerit të saj, 44-vjeçari shqiptar rrëfen edhe dy vra...
SPORT

Bellingham pas eliminimit: Mos lejoni që uniteti i Anglisë të shuhet, do të arrijmë gjëra të mëdha...

P
Piranjat18 July 2026, 14:22 · 2 min lexim
Bellingham pas eliminimit: Mos lejoni që uniteti i Anglisë të

Jude Bellingham u ka bërë thirrje tifozëve të Anglisë që të ruajnë unitetin e jashtëzakonshëm që kanë treguar, pasi "Tre Luanët" pësuan një humbje të dhimbshme 2-1 ndaj Argjentinës në gjysmëfinalen e Kupës së Botës.

Mesfushori 23-vjeçar pranoi se e kishte të vështirë të gjente fjalët për të përshkruar zhgënjimin, përpara se të ndante një poezi frymëzuese që ia kishte dhuruar shoferi i ekipit, Michael Chandler.

Ylli i Anglisë, Bellingham, pranoi se e kishte të vështirë të gjente fjalët e duhura për të shprehur zhgënjimin e madh pasi "Tre Luanët" u eliminuan nga Argjentina në gjysmëfinalen e Kupës së Botës në Atlanta.

Skuadra e Thomas Tuchel kishte kaluar për pak kohë në epërsi falë golit të Anthony Gordon në minutën e 55-të, por më pas pësoi dy gola në fund nga Enzo Fernandez dhe Lautaro Martinez.

Pamje që po bëjnë xhiron e botës: Bellingham godet me shuplakë yllin e Argjentinës pas ndeshjes.

Lojtari i Real Madridit, i cili zhvilloi një turne të shkëlqyer me gjashtë gola të shënuar, më pas përdori rrjetet sociale për t’u dërguar tifozëve një mesazh emocional.

"E kisha vërtet të vështirë të gjeja fjalët e duhura për ditën e djeshme dhe javët e fundit, por kjo poezi nga shoferi ynë në Kansas e përshkruan pothuajse në mënyrë perfekte”, shkroi Bellingham.

"Faleminderit për mbështetjen e jashtëzakonshme nga vendi ynë dhe për të gjithë ata që shpenzuan paratë e tyre të fituara me shumë mund për të udhëtuar drejt Amerikës dhe për të na mbështetur”.

"Mos lejoni që uniteti dhe dashuria që kemi parë në vendin tonë të përfundojnë me këtë fushatë. Kur jemi së bashku, mund të arrijmë gjëra të mëdha... Dhe do t’i arrijmë!", përfundoi ai.

SHPËRNDAJE

Lexo edhe

SPORT

Me rëndësi

Ndiqni Piranjat kudo.

Investigime, denoncime dhe satirë — zëri që nuk hesht.