Editorial Emisione Investigime Aktualitet Sociale Politikë Kosova Bota Showbiz Lifestyle Sport
TË FUNDIT
25 vite punë, pa paga dhe pa sigurime/ 50 punonjësit e NEFER në Shkodër kërkojnë drejtësi Aksident me pasojë vdekjen në një minierë në Martanesh Lule, premtime dhe dhunë! Historia e Anxhelës, nga dashuria e adoleshencës te medikamentet e fshehura në pi... Nuk e lejuan të bënte grafi për këmbën e thyer, rëndohet situata shëndetësore e Veliajt Aksident në autostradën Rrogozhinë-Lushnjë, furgoni përplaset me dy automjete Fëmijët e një kopshti në Vlorë përfundojnë në pediatri, dyshohet se janë helmuar, deri më tani 7 raste në s... Landfilli i Bushatit/ 13 punonjës në listëpagesa, por jo në vendin e punës Horoskopi, 7 nëntor/ Zbuloni çfarë parashikojnë yjet për secilën shenjë Kthjellime dhe vranësira kalimtare/ Moti për ditën e sotme Lule, premtime dhe dhunë/ Historia e Anxhelës, nga dashuria te medikamentet në pije Kush na e uli kokën Fabrika në Shkodër hedh 50 punonjës në rrugë! Pronari italian nuk hap telefonin
SPORT

Beshiktashi rikthehet për Kristjan Asllanin, Inter kërkon 11 milionë euro

P
Piranjat 1 July 2026, 15:10 · 2 min lexim
Beshiktashi rikthehet për Kristjan Asllanin, Inter kërkon 11

Kristjan Asllani mbetet në qendër të vëmendjes në merkaton e verës, me Beshiktashin që kërkon të rikthehet për ta transferuar përfundimisht mesfushorin shqiptar nga Interi.

Klubi turk, pas periudhës së huazimit të lojtarit, po përgatit një ofertë të re, me synimin për të ulur kërkesat financiare të Interit dhe për të arritur një marrëveshje për transferim të përhershëm.

Sipas mediave sportive në Itali dhe Turqi, pengesa kryesore mbetet vlera e kartonit të 24-vjeçarit, që nga Interi vlerësohet rreth 11 milionë euro.

Ky çmim konsiderohet i lartë nga Beshiktashi, i cili po kërkon kushte më të favorshme.

Interi, nga ana e tij, synon të përfitojë nga shitja e mesfushorit shqiptar për të financuar afrimet e reja në repartin e mesfushës gjatë kësaj merkatoje.

Sipas raportimeve të “Tuttosport”, Beshiktashi pritet të rikthehet në negociata sapo të krijohen kushtet e duhura për një marrëveshje.

Në garë për Asllanin është rikthyer edhe Kaljari, i cili po shqyrton mundësinë e një oferte të re pas interesit të mëparshëm tërhequr për shkak të kërkesave financiare të Interit.

Klubi sard po vlerëson mundësinë e rihapjes së bisedimeve, duke shpresuar në një ulje të çmimit ose një formulë më fleksibël transferimi.

E ardhmja e mesfushorit të Kombëtares shqiptare pritet të vendoset në javët e ardhshme, ndërsa Interi vazhdon ta vlerësojë lojtarin në nivelin aktual financiar dhe nuk ka ndryshuar qëndrimin për kartonin e tij.

SHPËRNDAJE

Lexo edhe

SPORT

Me rëndësi

Ndiqni Piranjat kudo.

Investigime, denoncime dhe satirë — zëri që nuk hesht.