Përfshihet nga flakët restoranti në Librazhd, vetëm dëme materiale
Një restorant është përfshirë nga flakët mbrëmjen e sotme në qytetin e Librazhdit. Pas marrjes së njoftimit, në...
Një restorant është përfshirë nga flakët mbrëmjen e sotme në qytetin e Librazhdit. Pas marrjes së njoftimit, në...
20-vjeçari shqiptar Rogert Ajdini ka humbur jetën tragjikisht pas një aksidenti të rëndë në vendin e punës, mëngj...
Gjykata e Krimeve të Rënda në Romë ka dënuar me burgim të përjetshëm Mark Antony Samson, të riun që në ma...
Hetimi i nisur nga Prokuroria e Tiranës pas plagosjes me plumb gome në sy të protestuesit Erion Vishkulli, ka çuar hetuesit tek Forcat e N...
Kampionati “Abissnet Superiore” do të vijojë me ndeshjet e javës së 9-të, të cilat do të zhvillohen të m&eu...
Një studente e Mjekësisë, e cila i është bashkuar protestës përpara Ministrisë së Arsimit, ka ngritur shqetësi...
Revolta e studentëve dhe e pedagogëve përpara Ministrisë së Arsimit vijon edhe sot më 27 tetor. Protestuesit i kanë vendosur ...
Individët me paga bruto mbi 700 mijë lekë në muaj do të përballen me një normë më të lartë tatimi mbi t&e...
Gjatë protestës së zhvilluar përpara Ministrisë së Arsimit, studentët kanë shprehur revoltën e tyre jo vetëm m...
Microsoft po ofron një plan të ri për largim vullnetar nga puna për rreth 60,000 punonjës në Shtetet e Bashkuara, Kanada, Indi dh...

Nga një fundjavë që premtonte shumë, Egnatia del me duar bosh dhe me një realitet të ri përballë: diferenca me Vllazninë është thelluar në pesë pikë. Ajo që vetëm pak ditë më parë dukej si një mundësi reale për të marrë kreun e renditjes, sot është kthyer në një objektiv gjithnjë e më të largët.
Me vetëm gjashtë javë nga fundi i kampionatit, çdo hap i gabuar peshon dyfish dhe për skuadrën nga Rrogozhina kjo fundjavë mund të rezultojë vendimtare në ecurinë e sezonit. Humbja përballë Tiranës nuk është thjesht një ndalesë, por një goditje e fortë psikologjike dhe sportive në momentin më delikat të garës. Pesë pikë diferencë nuk janë pak në këtë fazë, sidomos kur përpara kanë mbetur vetëm gjashtë javë. Vendi i parë tashmë duket si një mirazh, por matematika ende nuk e ka thënë fjalën e fundit. Egnatia duhet të reagojë menjëherë në ndeshjet e ardhshme, duke mos lejuar më gabime dhe duke shpresuar njëkohësisht në ndalesa të rivalëve. Çdo ndeshje nga ky moment është një finale më vete. 3
GOLA – Më shumë se rezultati, ajo që shqetëson është mënyra se si erdhi kjo humbje. Për herë të parë këtë sezon në kampionat, Egnatia pëson tre gola brenda 90 minutave, një statistikë që nuk mund të kalohet lehtë në këtë fazë të garës. Përjashtim bën vetëm finalja e Superkupës ndaj Dinamos, e humbur 1-3, por që i përket një tjetër konteksti. Ky fakt nxjerr në pah një brishtësi të papritur në repartin difensiv, pikërisht në momentin kur skuadra duhet të ishte më e fortë dhe më e përqendruar.
Gabimet në vendosje, mungesa e koordinimit dhe reagimi i vonuar në disa episode konkrete i kushtuan shtrenjtë ekipit. Tre gola të pësuar nuk janë thjesht një statistikë, por një kambanë alarmi që kërkon reagim të menjëhershëm. Në fundin e sezonit, ku çdo detaj bën diferencën, një mbrojtje e pasigurt mund të shkatërrojë çdo ambicie për titull.
Tashmë barra bie mbi trajnerin, i cili duhet të rikthejë ekuilibrat në skuadër dhe mbi të gjitha besimin te grupi. Egnatia ka treguar gjatë sezonit se është një ekip me potencial dhe karakter, por këto cilësi duhet të rishfaqen menjëherë në javët e mbetura. Sfida nuk është vetëm taktike, por edhe mendore. Humbja ndaj Tiranës rrezikon të ndikojë në moralin e skuadrës, dhe pikërisht këtu duhet ndërhyrja e stafit për të mbajtur grupin të bashkuar dhe të fokusuar.
Xabi Alonso, Marseca dhe Klopp, këto janë 3 emrat më të bujshëm që pritet të trazojnë jo pak tregun në verë,...
Luçiano Spaleti po shtyn për të punuar sërish me Kim Min-jae pas eksperiencës së tyre te Napoli, dhe tashmë po qartë...
Herën e fundit që një pilote grua mori pjesë në një garë zyrtare të Botërorit të Formula 1 ka qenë n&eu...
Nedim Bajrami po kalon një moment jo të lehtë në karrierën e tij, pasi nuk po arrin të sigurojë hapësirat që d&eu...
Michael Carrick, nga një zgjidhje provizore, u kthye në një bekim për Man.United, por “djajtë e kuq” pësojnë nj...
Kevin Dodaj, sulmuesi 20-vjeçar i Vllaznisë, është pa dyshim një nga yjet më të ndritshëm të ekipit shkodran n&eu...
Në raundin e të 16-tave të Kupës së Azisë, Al Sadd i Mancinit, eliminoi Al Hilal në penallti (gaboi Benzema) për t&eum...
Futbollisti i Shqipërisë, Qazim Laçi ka realizuar tjetër gol në Superligën e Turqisë. Ai të hënën shën...
Elbasani fitoi 3-0 ndaj Partizanit në javën e 31-të të Superiores, edhe pse luajti me 10 lojtarë nga minuta e 21-të pas kartonit t...
Futbollistët shqiptarë po vazhdojnë të lënë gjurmë në kampionatin zviceran të futbollit, duke u dalluar me paraqi...