Editorial Emisione Investigime Aktualitet Sociale Politikë Kosova Bota Showbiz Lifestyle Sport
TË FUNDIT
“Jam shumë mirënjohës që e kam pranë çdo ditë”, Sylvester Stallone i dedikon fjalët e ëmbla bashkëshortes... "Do të godas me grusht, e kupton apo jo?", trajneri i Juventusit shpërthen ndaj lojtarit të tij Ardit Gjebrea paraqitet në SPAK “Zhurma deri në orët e vona dhe gjeste kërcënuese ndaj banorëve”/ Banorët në Durrës: Ndërtimi i pallatit vi... “Reuters”: Irani i dërgon SHBA-së propozimin bërthamor përmes Katarit, Teherani vendos shtatë kushte për ne... Belgjika miraton ligjin e debatueshëm, policia do të mund të kontrollojë shtëpitë e emigrantëve pa dokument... Trump: Lufta në Ukrainë drejt fundit, po vjen një marrëveshje! OBSH: Deri në 45% e rasteve të demencës mund të parandalohen, ja zakonet që mbrojnë trurin Shpërndanin drogë pranë shkollave në Fier, 4 në pranga dhe një në kërkim Gjendet një person pa shenja jete në zonën e Shkozetit në rrugën kryesore “Sofra e gurit” për dialog, si çdo ditë Rama e vendos sërish para Kryeministrisë Çfarë fshihet pas breshërisë së kërcënimeve në aeroportet evropiane?
SPORT

Boksieri britanik tregon se ka pirë qumësht gjiri të partneres së tij: M’u bënë krahët dyfish më të mëdhenj

P
Piranjat26 July 2026, 13:37 · 2 min lexim
Boksieri britanik tregon se ka pirë qumësht gjiri të partneres

Boksieri britanik Tommy Fury ka habitur fansat me një deklaratë të pazakontë, duke treguar se ka pirë qumështin e gjirit të partneres së tij, Molly-Mae Hague, madje me humor pretendoi se kjo i ka ndikuar edhe në fizikun e tij.

Në episodin më të fundit të podcast-it “What the Fury?!”, që ai drejton së bashku me babanë e tij, John Fury, Tommy rrëfeu se e kishte provuar qumështin e gjirit pak kohë pas lindjes së vajzës së tyre të parë, Bambi. Kur babai e pyeti nëse po bënte shaka, ai u përgjigj se kishte pirë “vetëm pak”.

“E dini sa shumë vlera ushqyese ka qumështi i gjirit. Ka edhe disa hormone të rritjes, megjithëse nuk jam i sigurt nëse ndikojnë te një i rritur. Krahët m’u zmadhuan dyfish,” tha ai me shaka. Tommy shtoi se së fundmi kishte pirë edhe nga një shishe që ndodhej në frigorifer, duke e krahasuar shijen me qumështin e sojës ose të bajames. “Forca m’u rrit jashtë mase, fitova edhe një centimetër në krahë. Ishte fantastike!“, u shpreh Fury. Babai i tij, John Fury, nuk e ndau të njëjtin entuziazëm dhe reagoi me humor: “Më mirë do të haja gjashtë merimanga!”

Tommy dhe Molly-Mae u njohën në emisionin Love Island në vitin 2019. Çifti janë prindër të vajzës Bambi dhe pak më shumë se një muaj më parë mirëpritën edhe djalin e tyre, Midas Thomas Fury.

SHPËRNDAJE

Lexo edhe

SPORT

Me rëndësi

Ndiqni Piranjat kudo.

Investigime, denoncime dhe satirë — zëri që nuk hesht.