Editorial Emisione Investigime Aktualitet Sociale Politikë Kosova Bota Showbiz Lifestyle Sport
TË FUNDIT
Veliaj zbardh bisedën me Toni Gogun: Jo këtu, po në Spaç të më çoni 100 vjet nuk më përkulni dot. Ta harroj... “Mos i prek gocat! Terroristë!”/ Tensionet para Kryeministrisë, qytetarët bllokojnë furgonin e policisë, ef... Shpërthimi në pallatin 5-katësh në Elbasan, identifikohet viktima! Mister fati i 69-vjeçarit të mbetur mes ... Vrau babanë në bashkëpunim me nënën/ Kush është Gaz Fiku “Kjo është një katastrofë”/ Republikanët e zemëruar fajësojnë Trumpin për humbjen shkatërruese Kush janë katër shqiptarët në zgjedhjet amerikane, vetëm njëri është në avantazh Tragjedi në Bulqizë gjatë gjuetisë! Zbardhen detajet, 29-vjeçari qëllohet për vdekje me armë gjahu! Shoqëro... Protestat kundër Ramës, Kos: Qeveria duhet të ndryshojë ligjin për Zonat e Mbrojtura dhe Investimet Strateg... Të shtëna me armë zjarri në Bulqizë ​Rodri humb duelin ndaj Atletico Madridit Studentët mbushin korridoret e Ekonomikut, thirrje në kor: 'Erdhën studentët', 'Bojkoto dhe protesto'! Studentët e Politeknikut dhe Ekonomikut i bashkohen protestës, priten me duartrokitje nga të rinjtë para Mi...
SPORT

Bombë nga Italia/ Bllokohet transmetimi i serisë A në Shqipëri, Liga italiane i heq sinjalin Tring-ut

P
Piranjat16 August 2026, 15:30 · 4 min lexim
Bombë nga Italia/ Bllokohet transmetimi i serisë A në

Kur kanë mbetur edhe vetëm pak ditë nga nisja e Serisë A, tifozët shqiptarë të futbollit italian rrezikojnë të përballen me një surprizë të pakëndshme. Liga e Serisë A ka ndërprerë zyrtarisht sinjalin për platformën që ka ekskluzivitetin e transmetimit të kampionatit Italian në Shqipëri, për shkak të përplasjeve mbi transmetimet në Itali.

Përmes një njoftimi zyrtar Liga e Serisë A, deklaroi se sinjali do të mbetet i ndërprerë derisa Tring të ndërpresë ofrimin e shërbimit në territorin italian duke shkelur kështu kontratën që ka për të drejtat e transmetimit të këtij aktiviteti.

Ndërprerja e sinjalit vetëm pak ditë para fillimit të kampionatit, i lë të gjithë tifozët shqiptarë në pamundësi për të parë një nga kompeticionet futbollistike më të ndjekura në Shqipëri, kampionatin italian të futbollit. Të paktën, derisa Tring të ndërpresë ofrimin e këtij shërbimi edhe në Itali.

Lufta
Lufta e Lega Serie A kundër piraterisë hap një front të ri me Tring, platforma ligjore që operon në Shqipëri dhe që mban rregullisht të drejtat për të transmetuar kampionatin italian në këtë vend.

Megjithatë, problemi është se sinjali i platformës rezulton i aksesueshëm edhe nga Italia, duke shkelur kushtet e parashikuara në marrëveshjen me Ligën. Dhe kështu, tani përplasja është ndezur: pas një sërë letrash kontestimi, ka ardhur drejtpërdrejt ndërprerja e sinjalit.

E themeluar në vitin 2004 dhe sot e kontrolluar nga Vertex Holding, Tring ka një qarkullim vjetor prej rreth 15 milionë eurosh. Platforma ka një marrëveshje komerciale me DigitAlb, konkurrentin historik me të cilin ka bashkuar ofertën sportive.

Në këtë mënyrë, Tring ofron Champions League, Serie A, Bundesliga, NBA dhe MotoGP, përveç Premier League, Liga, Ligue 1, Europa League, Conference League dhe Formula 1. Paketa e plotë kushton rreth 250 euro në vit.

Për Serie A, Tring i paguan Ligës rreth 4 milionë euro në vit për të drejtat në Shqipëri. Megjithatë, nyja kryesore përfaqësohet nga shpërndarja e sinjalit: platforma përdor transmetimin satelitor, i cili nuk mund të kufizohet vetëm brenda kufijve shqiptarë, por edhe shërbimi përmes internetit rezulton i aksesueshëm nga Italia, në celular dhe smart tv, pa pasur nevojë për përdorimin e një VPN-je. Është pikërisht ky tejkalim sinjali (overspill) që ka bërë të nisë ndërhyrja e Ligës.

Situata ishte diktuar që në sezonin e kaluar dhe kishte çuar në dërgimin e letrave të para të kontestimit ndaj Tring, i cili gjithsesi mbetet një partner zyrtar i Serisë A.

Çështja i është sinjalizuar edhe UEFA-s, duke qenë se platforma transmeton në Shqipëri edhe kompeticionet europiane, gjithmonë mbi bazën e marrëveshjeve të rregullta për të drejtat televizive territoriale. Tani Liga ka vendosur të kalojë nga kontestimet tek veprat, duke bllokuar sinjalin.

"Lega Calcio Serie A komunikon se, duke filluar nga sot, nuk do t'i ofrojë sinjalet e Serie A Enilive dhe Coppa Italia Freçiarossa për transmetuesin shqiptar TRING, të paktën derisa ky emetues të japë garanci të mjaftueshme se do të arrijë të shmangë që nga Italia të mund të përdoret kjo platformë për të parë ndeshjet e kampionatit dhe të Kupës së Italisë".

Komunika sqaron edhe motivin e ndalimit: "Kontrata aktualisht në fuqi, siç duket, ndalon në mënyrë taksative çdo formë të tejkalimit të sinjalit (overspill) në Itali dhe imponon gjeolokacionin e sinjaleve OTT vetëm në Shqipëri". Furnizimi me sinjale do të mbetet i pezulluar derisa Tring t'i garantojë Ligës respektimin e kufijve territorialë të parashikuar në kontratë./Kapitali.al

SHPËRNDAJE

Lexo edhe

SPORT

Me rëndësi

Ndiqni Piranjat kudo.

Investigime, denoncime dhe satirë — zëri që nuk hesht.