Botërori 2026, sa ndeshje të vendosura me përmbysje dhe gola në minutat shtesë

Në Botërorin e këtij viti, ndeshjet nuk përfundojnë kurrë. Pas përmbysjeve në ndeshjet e 1/16 të finaleve, në 1/8 e finaleve dhe në çerekfinale me gola vendimtarë të shënuar në minutat shtesë, ky trend u përsërit edhe në gjysmëfinalen mes Argjentinës dhe Anglisë me golin vendimtar të Lautaro Martinez që i dha fitoren 2-1 skuadrës Albiceleste.
Duke marrë në konsideratë golat e shënuar pas minutës së 90 apo minutës së 120, në këtë edicion janë shënuar më shumë të tillë se në fazat me eliminim direkt në të gjitha edicionet e kaluara të marra së bashku.
Deri tani në total janë 34 gola të shënuar, gjë që përbën një rekord edhe pse duhet të kujtojmë se Botërori 2026 ka pasur më shumë ndeshje për shkak të formatit të tij me 48 skuadra. Dhe ndoshta kjo statistikë mund të lidhet edhe me pauzën e hidratimit që iu jep mundësinë skuadrave që të rifitojnë energji.
Ndërsa në edicionet e kaluara, vetëm në 4 raste është shënuar një gol vendimtar në minutat shtesë në sfidat me eliminim direkt. Ndërsa në këtë edicion që ka arritur në fazën finale të tij janë shënuar 12 gola vendimtarë në minutat shtesë vetëm për ndeshjet me eliminim direkt.
Lexo edhe
SPORT
Finalja me pushimin më të gjatë për spektaklin pas pjesës së parë

Messi e Yamal, “fati i shkruar ne yje”/ Realizohet “profecia” e një seti fotografik të bërë 19 vite më parë

Kupa e Botës 2026 futet edhe në burgun famëkeq Rikers Island të Nju Jorkut…

Finalja që vlen dy trofe, Yamal dhe Messi luftojnë edhe për “Topin e Artë”

Mediat angleze zbulojnë të ardhmen e Tuchel pas eliminimit nga Kupa e Botës

Pas suksesit ndaj Anglisë, Messi flet për finalen: Spanjën e njoh shumë mirë, do të jetë një duel i madh

Harry Kane pas eliminimit nga Argjentina: Pas golit humbëm kontrollin, nuk arritëm t'i ndalim sulmet e tyre

Nga penalltia te notat katastrofike, Lucas Digne del lojtari më i kritikuar i Francës ndaj Spanjës





