Champions League/ Tre ndeshjet e para të raundit të ‘play-off’-it mbyllen në barazim! Katër shqiptarë protagonistë në fushë

Barazimet ishin kryefjala e tri ndeshjeve të para të raundit të ‘play-off’-it të Champions League të zhvilluara këtë të martë.
Ishin tre ndeshje ku në fushën e lojës ishin 3 futbollistë shqiptarë që u aktivizuan si titullarë; Strakosha dhe Pilos në sfidën mes Levski Sofje dhe AEK të Athinës dhe Vedat Muriqi në përballjen mes Fenerbahçe dhe Olympique të Lyonit.
Sfida e tretë që u zhvillua po këtë të martë ishte ajo mes Dinamos së Zagrebit dhe Viking, ku te skuadra kroate, Arbër Hoxha e nisi nga stoli sfidën duke u hedhur në fushë në minutën e 68-të.
Përsa iu përket rezultateve në fushën e lojës, ndeshja që kishte vëmendjen më të madhe në këtë mbrëmje ishte ajo e zhvilluar në Stamboll mes Fenerbahçes dhe Lyonit një sfidë kjo që përfundoi me shifrat 1-1.
Ishin miqtë francezë ata që shënuan të parët pikërisht me Opendën të cilin Juventusi e ka transferuar në formë huazimi, por Fenerbahçe iu kundërpërgjigj në fillimin e pjesës së dytë me golin e Greenwood.
Në sfidën e zhvilluar në Bullgari, mes Levskit dhe AEK, ndeshja nuk prodhoi gola dhe sfida u mbyll 0-0, ndërkohë që më shumë gola u prodhuan në përballjen mes Dinamos së Zagrebit dhe Viking, rezultati i së cilës ishte 2-2.
Dinamo e Zagrebit mori avantazhin e dyfishtë 2-0 brenda 10 minutave të para me golat e Beljo dhe Lisica, i cili ia la vendin Arbër Hoxhës.
Viking u kundërpërgjigj në minutat 26 dhe 39 duke shënuar me Christiansen dhe Tripic për të barazuar shifrat në 2-2 që mbetën të tilla deri në fund të 90 minutëshit.
Ja rezultatet teknike të tri ndeshjeve të para play-off në Champions League:
Dinamo Zagreb-Viking 2-2 (Beljo 6’, Lisica 10’/ Christiansen 26’, Tripic 39’)
Fenerbahçe-Lyon 1-1 (Greenwood 47’/ Openda 40’)
Lexo edhe
SPORT
Katër shqiptarë në fushë në Champions League/ Barazimet dominojnë në 3 ndeshjet e para të raundit të playoffit

VIDEO/ Futbollisti mban Bayernin në ankth, humb ndjenjat në fushë

Zyrtare/ Rodri nënshkruan kontratën me Barcelonën deri në 2030: Ishte zgjedhja ime e parë

Mourinho zgjedh katër të paprekshmit te Reali

Daku ambientohet te Spartaku: Ndihem sikur kam 3 vite





