Editorial Emisione Investigime Aktualitet Sociale Politikë Kosova Bota Showbiz Lifestyle Sport
TË FUNDIT
Lule, premtime dhe dhunë/ Historia e Anxhelës, nga dashuria te medikamentet në pije Kush na e uli kokën Fabrika në Shkodër hedh 50 punonjës në rrugë! Pronari italian nuk hap telefonin 7 mijë dollarë borxh me noter, mikesha zhduket dhe i bën bllok pogradecarit Skaneri final i dyshes Rama-Veliaj Landfilli i Bushatit: Administratë fantazmë që ha taksat e qytetarëve E rëndë/ Djali qëllon prindërit në Manzë të Durrësit! “U shtang” pas ndalimit nga policia, 22-vjeçari shqiptar kapet me 6 kg kokainë. Ja si e kishte fshehur bren... “Rama jep dorëheqjen”/ Nis grumbullimi i protestuesve para Kryeministrisë Misioni monitorues italian: Qendrat e emigrantëve në Shqipëri duhet të mbyllen “Zemra, hajde te lali”/ Dyshohet se mësuesi ngacmoi seksualisht nxënëset e mitura, dëshmitë: Ka tre muaj kë... EMRI/ U arrestua për vrasjen e ish-të dashurës dhe partnerit të saj, 44-vjeçari shqiptar rrëfen edhe dy vra...
SPORT

City kryeson i vetëm, 5 gola ndaj Sunderland, por Maresca ndal entuziasmin: Duhet të përmirësohemi

P
Piranjat21 September 2026, 11:07 · 2 min lexim
City kryeson i vetëm, 5 gola ndaj Sunderland, por Maresca ndal entuziasmin:

Manchester City vazhdon me ritëm perfekt në Premier League. “Citizens” mposhtën Sunderlandin me rezultatin spektakolar 5-3 në “Etihad” dhe pas pesë javësh janë e vetmja skuadër me pikë të plota, duke përfituar edhe nga ndalesa e Arsenalit kundër Brighton të shtunën.

Ndeshja nisi me golin e Enzo Fernandez në minutën e 9-të, direkt nga goditja e dënimit. Sunderland reagoi shpejt me Brobbey, por Cherki riktheu avantazhin për vendasit. Sulmuesi holandez ishte protagonist i madh për miqtë, duke shënuar sërish për 2-2.

Në pjesën e dytë, Semenyo mori në dorë skenën. Me dy gola, ai e çoi Manchester Cityn në avantazhin 4-2. Brobbey kompletoi tripletën personale duke ngushtuar diferencën, por në fund ishte Erling Haaland ai që vulosi suksesin e vendasve me golin e 5-3.

Ky ishte goli i 169-të i norvegjezit me fanellën e Manchester Cityt. Me 15 pikë pas pesë javësh, skuadra e Enzo Marescas kryeson e vetme Premier League, tre pikë përpara Arsenalit.

Më shumë se i lumtur u shfaq tekniku italian Enzo Maresca, pas triumfit të 5 radhazi të “qytetarëve” në këtë kampionat, por nuk ngurroi as të nënvizonte aspektet negative të këtij takimi për skuadrën e tij: Jam i kënaqur me rezultatin, por sinqerisht preferoj më shumë të fitojë 1-0 se sa 5-3. Dy nga tre golat që pësuam duhet të evitoheshin, po pësojmë shumë thjeshtë në këtë periudhë, ndaj në këtë aspekt duhet të përmirësohemi.

SHPËRNDAJE

Lexo edhe

SPORT

Me rëndësi

Ndiqni Piranjat kudo.

Investigime, denoncime dhe satirë — zëri që nuk hesht.